

Nëse keni shkuar në plazh këtë fundjavë jeni shumë të pafatë, sepse në Tiranë do të bëhet NAMI!
Nga Ina Haxhiaj
Nëse këtë fundjavë nuk keni për të shkuar afër detit por duhet të qëndroni këtu në qytet, një dozë e mirë humori ju duhet për ta kaluar atë sa më lehtë. Por cila do ishte ajo gjë vallë që konkuron me një të tillë kënaqesi në këto ditë të nxehta dhe a ka vërtet ndonjë tjetër gjë që mund të na bëjë të harrojmë detin apo të ngushëllohemi një moment që jemi larg tij?
Sigurisht që ka dhe e dini se cila është ajo gjë që funksionon gjithmonë? Të blini atë që doni!
Ndërsa gjithë të larguarit e kryeqytetit do ta humbin këtë mundësi, çantat e reja Love Moschino dhe fustanet e shumta verore që janë tani në Zonën Outlet me siguri nuk do të jenë më derisa të vij e hëna. Pse? Shumë e thjeshtë, sepse janë akulloret e freskisë që na duhet në këtë vapë, me çmime fantastike dhe cilësi të tillë që vetëm emrat e mëdhenj të modës mund të ofrojnë, e që sigurisht deri të hënën do të jenë mbaruar të gjitha. Sepse ne të mbeturit e Tiranës do t'i kemi blerë Të Gjitha!
Prandaj teksa disa zhyten në valët e detit për t’u freskuar, ne po njësoj vrapojmë të gjithë drejt Zonës Outlet pranë sheshit Willson për t’u zhytur gjithë ëndje në përzgjedhjen e artikujve të shumtë veror që na ofrohen.
Pastaj të hënën shohim se kush realisht është më i freskët, ata që mbajnë me vete 2-3 selfiet e bëra buzë detit, apo ne që kemi tashmë në gardërobë çdo gjë që na duhet për të qenë “summer ready” dhe për t'u bërë mëse GATI, atëherë kur vërtet kemi rezervuar pushimet! I duruari i fituari apo jo?!





