

Si të mbrojmë nishanet dhe gjithë trupin gjatë sezonit të plazhit
Vetëm me SUN SOUL
Nga Ina Haxhiaj
Nëse dielli është një ndër arsyet kryesore që na kthen humorin në stinën e verës, sigurisht që gjatë sezonit të plazhit ne nuk mund të mendojmë vetëm sesi të nxihemi sa më shumë prej tij, por njëkohësisht duhet edhe të kujdesemi sesi të mbrohemi. Mik apo armik, dielli në vetvete nga mënyra sesi ne ekspozohemi, në këtë periudhë mund të jetë të dyja. Rrezet UVA dhe UVB mund të dëmtojnë deri dhe ADN tonë të cilat jo vetëm çojnë në djegie dhe dëmtim të lëkurës, por akoma më keq edhe në tumor.
Një ndër problemet më frekuente sa i përket kësaj stine është edhe kujdesi jonë për lëkurën në përgjithësi dhe për nishanet në veçanti. Të gjithë kemi të tillë dhe po njësoj të gjithë besojmë se janë të infromuar për dëmet e rrezeve diellore mbi to.
Si ta mbrojmë pra lëkurën nga të tilla rreziqe duke mos hequr dorë as nga plazhi dhe as nga dëshira e mundësia për të pasur në fund të verës një lëkurë sa më të abronxuar?
Padiskutim që tregu, mënyra dhe produkte për tu mbrojtur, ofron pafund, por ajo çka vërtet sjell efektet e dëshiruara në këtë stinë duke e kthyer kësisoj diellin nga armik në mikun tonë më të mirë është pikërisht SUN SOUL, linja inovative e diellit nga Comfort Zone e cila lindi jo vetëm nga shkenca por edhe nga natyra.
E krijuar pa silikon, parabenë, dhe me vajra mineralë natyralë deri në 90% të përbërësve të tij, duke ofruar nje mbrojtje nga rrezet UVA, UVB, rezistent ndaj ujit, përthithet lehtësisht nga trupi juaj, duke ju dhuruar aspak besdisje por një ndjesi freskie dhe një mbrojtje e hidratim tejet efikas.
Produktet e kësaj linje i gjeni vetëm në sallonin New Look Tina në rrugën Nikolla Jorga kulla 1, kati i parë, pranë Grepit të Artë dhe ato janë disa, duke filluar që nga faza e parapërgatitjes para plazhit e duke vazhduar me mbrojtjen, mbrojtjen specifike gjatë ekspozimit në diell si dhe doposolen për trajtimin e lëkurës edhe pas tij.
Në bazë të fototipit dhe llojit të lëkurës edhe kremrat janë të përshatur me faktorë mbrojtës duke filluar nga më i ulti SPF 15+ e deri te më i larti 50+, si dhe stick SPF 50+ i cili garanton një mbrojtje më specifike dhe intense në zonat delikate si dhe ato të nishaneve. Një produkt që duhet theksuar, nuk e ofron asnjë brand tjetër e që është kaq i rëndësishëm për të gjithë ne.
Tashmë e kemi thënë se Comfort Zone ndryshe nga çdo emër tjetër të prodhimit të produkteve të mirëqenies është i vetmi që përkujdeset në detaj edhe për të përmirësuar gjithë jetesën tonë. Sepse të pasurit një jetesë të shëndetshme është shumë më shumë sesa thjesht përkujdesje e pjesshme e lëkurës apo e pjesëve të caktuara të saj prandaj dhe Comfort Zone e di mirë këtë, duke qëndruar gjithmonë aty për të na ndihmuar sa herë që ne kemi nevojë.
Vizitoni faqen e Davinesalbania për t'u njohur më në detaje me produktet e linjës SUN SOUL nga Comfort Zone dhe shijoni plazhin tanimë mëse të mbrojtur nga çdo rrezik që ju kanoset.