

Kremrat më të mirë të fytyrës, tashmë i gjeni nën 5.000 lekë
Mjaftueshëm me fat?
Nga Livia Myftari
Ndërkohë që temperaturat rriten vazhdimisht, vera është stina në të cilën duhet të kujdesemi më së shumëti për lëkurën tonë, për trupin por edhe për fytyrën në veçanti, duke përdorur mbrojtjen e duhur ndaj diellit por jo vetëm, hidratimi është njëkohësisht shumë i rëndësishëm. Përzgjedhja e hidratuesit që i përshtatet më shumë llojit të lëkurës dhe mënyrës së kujdesit ndaj saj është gjithmonë një zgjedhje e vështirë për të gjitha ne dhe sigurisht që gjithmonë jemi të hapura ndaj të gjitha sugjerimeve që të tjerët mund të na japin në lidhje me produktet e fytyrës që vlejnë vërtetë dhe në një farë mënyrë, “bëjnë punë”.
Meqënëse jemi duke folur për kujdesin intensiv ndaj fytyrës, ne do t’ju prezantojmë me linjën e posaçme nga Bottega Verde! Një linjë e pasur me kremra e maska me bazë frutash të cilat janë ato që na duhen për ta mbajtur lëkurën të freskët e të hidratuar!
Ekstraktet e frutave të cilat i japin këtyre produkteve një baze natyrale e ndihmojnë lëkurën të ketë shkëlqim e të ngjajë e shëndetshme përgjatë gjithë ditës… Për lëkurat normale, Bottega Verde rekomandon kremin me ekstraktet e pjeshkës dhe të kajsisë për një rrezatim të lëkurës dhe nga ana tjetër flasim për mollën dhe kivin të cilat janë të pasura me vitaminë C dhe më të përshtatshme për lëkurat e yndyrshme! Pa harruar, çdo ditë duhet të përdorim kremin e ditës dhe atë të natës, pasi nata është ajo që mundëson rigjenerimin e lëkurës duke shmangur kontaktin me agjentët e jashtëm e duke lënë kremin të absorbohet dhe të veprojë 100% mbi lëkurën tuaj!
Maskat gjithashtu kanë rëndësi për kujdesin ndaj lëkurës… Me një përdorim dy-tre herë në javë, ato janë faktorë domethënës përsa i takon fytyrës tuaj, pasi pastrojnë në thellësi atë!
Bottega Verde është vendi në të cilin do të gjeni të gjithë gamën e produkteve të kudjesit ndaj lëkurës, duke u bërë kështu aleati më i mirë për bukurinë dhe shëndetin tuaj!