Si të kalojmë një shtatzëni sa më të mbarë në muajt e verës

Kujdesi para, gjatë dhe pas lindjes


Nga Ina Haxhiaj

Të qenit shtatzënë është periudha më e bukur e jetës për çdo femër ku ajo përmbush misionin e saj duke krijuar kështu pasardhësit dhe vazhdimësinë e shoqërisë. Sa vjen e kujdesi ndaj femrës në këtë periudhë bëhet edhe më i madh duke i siguruar asaj komfortin maksimal që i nevojitet si  për veten ashtu dhe fëmijën. Të shumta janë ato çka mund të bëhen në këtë periudhë për nënat shtatzënë duke filluar si nga kujdesi pamjes me veshje të përshtatshme, ushqimit me një dietë ushqimore të pasur dhe të kontrolluar, ashtu dhe aksesorët e nevojshëm për të facilituar fazën para dhe pas lindjes.

Është periudhë e bukur por njëkohësisht edhe e vështirë, prandaj kujdesi në këtë rast nuk është kurrë i tepruar.  Në fakt tregu jonë ndryshe nga shumë vende jashtë shtetit me një kulturë të konsoliduar tashmë në këtë pjesë, ofron shumë mangësira. Nuk ka vende dhe emra ku mund të drejtohesh për t’i pasur të gjitha çka të ofrohen nën emrin dhe logon e shtatzënisë dhe shumica e dyqaneve fatkeqësisht janë miks duke shitur kështu produkte të përgjithshme edhe për gratë shtatzëna.

E nëse në fakt e keni gjetur veten në një problematikë të tillë, një emër dhe një vend ku mund të kujdesemi dhe ne gjatë kësaj përiudhe të rëndësishme ekziston dhe është aty për të na ardhur në ndihmë me çdo produkt që ofrohet.

Nëse nuk e keni dëgjuar më parë, Prenatal është i vetmi dyqan në Tiranë i cili merret ekskluzivisht me trajtimin e nënave para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Duke u kujdesur në mënyrë të hollësishme për çdo detaj dhe element që nëna dhe fëmija kanë nevojë  gjatë kësaj periudhe, ky emër është i fokusuar vetëm për gratë shtatzënë duke përqëndruar gjithë gamën e vet të produkteve ekskluzivisht dhe vetëm aty.

Duke filluar që nga veshjet me material të përshtatshme gjatë dhe pas fazës së shtatzënisë, me hapje të veçanta për pjesën e gjirit në përiudhën e qumështit, me formë dhe material të tillë që lejon komfort dhe mbrojtje në pjesën e barkut e duke vazhduar me karrocat, veshjet, body-t e çdo gje tjetër të nevojshme për lindjen dhe rritjen e fëmijëve, gjatë gjithë kësaj faze, Prenatal është emri dhe shoku më i mire i çdo nëne.

Edhe vetë dita e lindjes kërkon një çantë të veçantë me vete e cila në shumicën e rasteve “sajohet” nga nënat e ardhshme shtatzënë duke i dhuruar vetes strese dhe pengesa të kota që nuk i meritojnë. Ajo çka vlen të theksohet është se mbathjet njëperdorimshe, reçipetat e çdo gjë tjetër në këtë rast jo vetëm që duhet të jenë specifike, por ato janë të tilla pikërisht për të lehtësuar sa më shumë lindjen dhe për ta kthyer këtë moment të vështirë në një kujtim të bukur e të kaluar me shumë sukses.

Gjatë gjithë kësaj faze të gjitha nënat kanë kujdesin maksimal të gjithësecilit që i rrethon duke dhënë të kuptuar kësisoj se në të mirë të shëndetit të vet dhe të bebes asnjë kujdes nuk është i tepruar. Përkundrazi është mëse i nevojshëm  dhe të pasurit një emër të çertifikuar ndërkombëtarisht për cilësinë e tij dhe një vend i cili është i gjithi në funskion të kësaj periudhe është një fat i madh për çdo nënë e çdo fëmijë.

Prandaj mos hezitoni të shkoni në Prenatal për një shtatzëni të mbarë e të bukur sepse aty do të gjithë gjithçka ju nevojitet për ta pasur atë vërtet të tillë.

Dyqanin e gjeni në TEG kurse më shumë info për produket e Prenatal mund të merrni duke klikuar këtu.