Që Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i pëlqen ta quajnë Lali Eri, këtë e kanë kuptuar të gjithë tashmë, por sot Lali Eri në këtë mënyrë ka zgjedhur të urojë edhe Ajolën, bashkëshorten e tij, me rastin e ditëlindjes.

Si rrallëherë kur poston foto personale në profilin zyrtar, Veliaj sot është treguar më i hapur, i justifikuar plotësisht nga rasti.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Erioni i ka shkruar një mesazh juristes së njohur me vargjet e këngës së famshme “Të ka lali shpirt” të Silva Gunbardhit, por edhe për vetë emrin që i kanë vendosur pasi u zgjodh kryebashkiak i Tiranës: “Të ka Lali shpirt, të ka Lali xhan. Gëzuar ditëlindjen Shefe”, – shkruan Veliaj në krah të një fotoje të ëmbël ku kanë dalë të dy së bashku.

Ajola Xoxa, shefja e jetës së tij, është gjithmonë pranë të gjitha sfidave, sukseseve e nismave që kryetari Veliaj ka ndërmarrë që nga dita e parë e angazhimit të tij politik, por edhe ai është shprehur vazhdimisht krenar dhe fatlum për të zgjedhurën e jetës.