

10 këpucët firmato që do t’i gjeni ON sale në Tiranë
Guida e blerjeve...
Nga Livia Myftari
Shpesh kemi dëgjuar të thuhet se gjëja e parë që merr vëmendje në gjithë look-un tonë është këpuca duke u bërë kështu një faktor vendimtar në përcaktimin e përshtypjes së parë rreth asaj çka ne përfaqësojmë.
Krahas funksionit jetik që ato kanë, këpucët janë gjithashtu “aksesori” pa të cilin një kombinim do të ketë gjithnjë mangësi dhe një veshje nuk do të jetë kurrë e kompletuar… E ndërsa moda dhe trendi i këpucëve ndryshon, bashkë me to lëvizin edhe shijet tona përsa i takon mënyrës së të kombinuarit apo stilit që prezantojmë çdo ditë për veten tonë…
Nëse jeni te fiksuara pas këpucëve, ne ju prezantojmë me “shoqen” tuaj më të mirë, dyqanin ku do të mund të gjeni gjithçka keni parë të jetë trend në revistat apo artikujt e modës, dyqanin ku do të gjeni firmat më interesante që udhëheqin tregun në Itali por jo vetëm, ju prezantojmë me Coronën, shtëpinë e këpucëve në rrugën Myslym Shyri!
Që nga këpucët praktike të pasdites, seriozet e paradites në zyrë e deri te ato më ekstravagantet e mbrëmjeve, të gjitha mund ti gjeni të ekspozuara pranë dyqanit që ju ofron komoditetin e të ndjerit të lirë në zgjedhjen që ju përshtatet më shumë, sepse Corona duhet të jetë pika juaj e referimit kur flasim për këpucët…
Për të gjitha stinët, stilet dhe moshat, në këtë vend do të mund të gjeni ngjyrat të kombinuara bukur me klasin dhe modernen të lidhur ngushtë me tradicionalen duke u shndërruar kështu në një vend ku gjen gjithçka por vështirësia në zgjedhje është ajo që do të provoni çdo herë që do ta vizitoni këtë dyqan!
Ne ju sugjerojmë ta vizitoni sa më shpejt, sepse do ta konsideroni veten me fat kur të shihni që do të mund të blini sandalet dhe këpucët Loriblu me një ulje prej 30%! Të gjitha on sale, të gjitha për ju!