Cila është e përbashkëta e motrave Koçi dhe Albana Osmanit
për verën e 2017-tës
Që motrat Koçi dhe Albana Osmani janë vajza ekrani mjaft tërheqëse dhe me shumë stil, kjo tashmë dihet, prandaj jo më kot fotot që qarkulluan këtë muaj për to ishin ndër më të pëlqyerat dhe më të bukurat. Mes shumë ngjashmërive të tilla si look-u gjithmonë i freskët dhe i kuruar, dashuria e madhe e publikut për to, etj. një tjetër element që i lidh është edhe pasioni për modën dhe brandin ndërkombëtar të veshjeve, Philipp Plein.
Që të tria kanë nxjerrë në profilet e tyre në Instagram foto të këtij super brandi që po çmend gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë. Dhe sot, kur fatmirësisht çdo koleksion i ri prezantohet ekskluzivisht edhe në Tiranë, në dyqanin St joseph, nuk ke më asnjë lloj arsye për të shkuar në Milano, Londër, Paris, sepse çdo element të këtij koleksioni e gjeni edhe këtu.
Dhe nëse dhe ju, ashtu si tre personazhet tona, doni të shkëlqeni këtë verë dhe vjeshtë me koleksionin më të fundit summer - fall 2017, duhet patjetër të zgjidhni për look-un tuaj një nga mrekullitë që na propozohen nga Philipp Plein, i gjithi në St Joseph, rruga Ibrahim Rugova, në zonën e ish-Bllokut.
Do të surprizoheni kaq shumë me stilin e ri dhe të ndryshuar. Tashmë kafka është zbutur nga delikatesa e trëndafilit të kuq, shkëlqimit të gurëve dhe klasit të tylit dhe të kuqes flakë së zemrave të dashuruara… Hidhini një sy disa prej artikujve të përzgjedhur nga ky koleksion i ri i Philipp Plein në St Joseph dhe mos ngurroni ta vizitoni nga afër për të bërë tuajën një apo disa prej artikujve të limituar.