
Maturantët që do të vazhdojnë studimet e larta kanë nisur plotësimin e formularit A2 dhe Rektori i Universitetit të Tiranës ka dashur t'i qetësojë duke thënë që këtë herë maturantët janë më të qartë për procesin.
Ai ka sqaruar mënyrën se si do të procedohet për të qenë pjesë e auditorëve të faktultetve përkatëse.
Për problemet që janë identifikuar te kriteret janë marrë masa dhe janë bërë më të qarta dhe informimi është bërë më i plotë.
Institucionet e arsimit të lartë, kandidatët për studentë do procedojnë në këtë fazë të aplikimeve dhe regjistrimeve sipas udhëzimit 15 të Ministrisë së Arsimit për vitin e ri akademik, i cili është i njohur tashmë, por edhe publik, online.
“Senati është mbledhur dhe ka marrë në analizë situatën për pranimet dhe regjistrimet për vitin akademik 2017- 2018. Në këtë mbledhje është marrë një vendim të hartohet një rregullore mbi elementët procedurialë të pranimit të studentëve. Dua ta theksoj që senati nuk ka marrë në analizë draft dhe nuk ka rrëzuar draft. ", ka thënë Koni.

Rektori Koni tha për Ora News se këtë viti akademik Universiteti i Tiranës do të presë 6444 studentë të rinj për nivelin e parë, ka 235 kuota për studentët e trojeve dhe 160 kuota për kategoritë e veçanta.
