Që parfumi të zgjasë më shumë, kjo është “hilja” që duhet të përdorni

Me erë të mirë gjatë gjithë ditës…


Nga Livia Myftari

Sigurisht që çdo mëngjes, gjëja e fundit që bëjmë përpara se të dalim nga shtëpia është pikërisht lyerja me parfum…Pasi kemi gjithë jetën që parfumosim qafën dhe kyçet e duarve që aroma e mirë të zgjasë më shumë, sërish nuk ja kemi dalë që kjo ndjesi të zgjasë me të njëjtin intensitet përgjatë gjithë ditës!

Thuhet se ka një pikë shumë stratëgjike në trupin tonë të cilën s’duhet ta lëmë kurrë pa spërkatur me parfum dhe ajo është pikërisht kërthiza! Por, a mjafton vetëm kjo gjë që ne të fillojmë një epokë të re marëdhënieje me parfumin? Natyrisht që jo, sepse lloji i parfumit që ju përdorni ka gjithashtu një rëndësi të madhe, e që përfundimi të jetë ai që duam, duhet që ti kombinojmë të dy komponentët në mënyrën më të mirë të mundshme…

Meqënëse vendin që s’duhet ta neglizhojmë asnjëherë e mësuam, tanimë na mbetet të njohim parfumin që do ta kënaqë dëshirën tonë për të ardhur erë të mirë deri në fund të ditës…

 Në Masion de Parfum ka një numër të pafundëm fragrancash që mund të jenë të duhurat që misioni ynë të përfundojë më sukses. Aty mund të gjejmë të gjitha aromat, që nga më të ëmblat e të lehtat e deri tek ato më pasionante e më të guximshme, sipas asaj çka ne duam të përfaqësojmë nëpërmjet një parfumi.

Aroma më e re që Maison de Parfum sugjeron është pikërisht CLIVE CHRISTIAN, një nga ato aroma që zgjat gjatë gjithë ditës, me prejardhje rojale e bërë posaçërisht për ata që adhurojnë parfumet dhe janë në çdo moment në kërkim të një fragrance unike!

Linja e parfumeve CLIVE CHRISTIAN vjen bashkë me historinë, me 18 aroma të ndryshme për meshkuj e femra dhe me një linjë të dedikuar 100% mbretëreshës! Si një ndër më të shtrenjtat në të gjithë botën, kjo linjë mbart në vetvete cilësinë e një arome të vërtetë, pasionin dhe dashurinë për parfumet autentike si dhe tundimin e parezistueshëm për ta pasur të gdhendur në trupin tuaj…

Tashmë të gjithë e dini vendin ideal për blerjen e parfumeve, pasi Maison de Parfum sjell gjithnjë afër nesh linjat më të mira e më të veçanta të parfumeve në botë!