Top veshjet firmato që nuk i keni parë kurrë kaq lirë

Gardëroba e verës


Nga Livia Myftari

Duket se në këtë moment nuk mendojmë gjë tjetër veç të nxehtit, plazhit dhe mënyrës sesi duhet të vishemi për t’u ndjerë cool e për t’u dukur akoma më cool! Është pikërisht momenti kur ne jemi në prag të pushimeve e doemos një nga gjërat e para që na vjen në mendje teksa thurim çdo plan veror është gardëroba që do marim në valixhe për të pasur “performancën” më të mirë të pushimeve edhe këtë vit…

Ndërsa jeni duke menduar rreth llojit të veshjeve që do t’ju bënin vërtetë punë në stinën e nxehtë të verës apo edhe për vendin se ku mund të gjeni kombinimin më të mirë rreth cilësisë, çmimit dhe të bukurës, ne mund t’ju ndihmojmë më një emër dhe ai është “Zona Outlet”! Një vend ku mes të tjerave kemi një gamë të gjërë veshjesh firmato të ardhura nga Milano për të zënë vend në gardërobën tonë.

Që nga sandalet verore me trendy te momentit e deri te kostumet lino me cilësine e jashtëzakonshme të përshtatshme për të nxehtin e stinës, të gjitha do t’i gjeni pranë zonës më të favorshme në kryeqytet, Zona Outlet. Me ngjyra, printe e stile krejtësisht të veçanta, këto veshje do të jenë një katalog i mirëfilltë që do t’ju drejtojë drejt një look-u perfekt në përditshmërinë tuaj!

Dhe a dini që me shumë stil, nëse blini në këtë vend keni përfituar shumë gjëra? Së pari veshjen e firmosur nga designer-ët më të mirë në botë me një çmim super të favorshëm, së dyti materialet fantastike që do t’u ndihmojnë të ndiheni “cool” edhe në paraditen me diell dhe sëfundmi, njëkohësisht keni përfituar një pamje sa chic po aq edhe koherente me tendencat më të fundit të modës në botë.

Tashmë ka ardhur momenti që krahas të dukurit bukur të mendojmë edhe për autenticitetin e veshjeve në mënyrë që look-u të shoqërohet gjithashtu me të ndjerit mire dhe komode…

Zona Outlet është një destinacion që mund ta arrini shumë thjesht… Shumë afër, në rrugën Abdyl Frashëri, pranë sheshit Wilson!