

Njihuni me dyqanin e vetëm në Tiranë që do lumturojë të gjitha vajzat
Ja pse
Nga Ina Haxhiaj
Jemi femra dhe të gjitha e dimë sesa e pamundur është të gjejmë një dyqan të vetëm ku të mund të blejmë për çdo stil e për çdo rast që na nevojitet diçka të re. Dhe si të mos na mjaftonte fakti sesa pak të vendosura jemi në zgjedhjen që do të bëjmë, të pasurit vetëm artikuj të një linje na e vështirëson atë akoma dhe më shumë.
Për mos të folur pastaj për faktorin e dytë po aq të rëndësishëm, kohën. Në ditët kur çdo gjë e më shumë po i kthehet online-it, edhe në ato pak raste kur njerëzit dëshirojnë ta shijojnë të plotë procesin e blerjes së një artikulli, imagjinoni se çfarë stërmundimi është të të duhet“bredhësh” gjithë qytetin për të gjetur vendet e veshjeve dhe fustaneve klasikë, fustaneve të thjeshtë të mbrëmjes, fustaneve të përditshëm, çantave, aksesorëve dhe rrobave të banjës që nuk janë kurrë po kurrë në të njëjtin vend.
Ah sa bukur do ishte sikur të ishin…
Mendoni për një moment sesa të lumtura do ishim nëse vërtet do ekzistonte një dyqan në Tiranë i cili mbart në vete veshjet më në zë të sezonit, bashkohore e të kuruara, veshjet më stil duke nisur që nga ato sportive, veshjet e plazhit, fustanet e përditshme e deri te ato të rëndët e ceremoniale.
Dhe ja që një vend i tillë ekziston vërtetë. Lioness është dyqani që kthen në realitet gjithë ëndrrat tona, duke na kursyer kohë, mund dhe energji në gjithë hallakatjet e shopping-ut e duke na ofruar më të mirën e të mirës në çdo stil.
Me fustanet klasikë do të ndihemi si princesha të vërteta ku falë design-eve unike në çdo festë jo vetëm që do të jemi më e bukura por edhe më e veçanta në absolut.
Me veshjet casual, do të jemi gjithmonë “in” sepse artikujt që ky dyqan ofron janë gjithmonë më të fundit.
Me rrobat e banjës do të sfidojmë plazhet brenda dhe jashtë vendit duke rritur ndjeshëm temperaturat dhe me fustanet e mbrëmjeve verore, të verës, të zyrës apo të pasdites së bukur në shoqërinë e shoqeve dhe njerëzve të zemrës do t’i vendosim vulën faktit se Lioness jo vetëm na i ofron të gjitha në kohë cilësi dhe larmishmëri por është dhe do të mbetet për të gjitha ne, më i miri!
Është fare e lehtë për ta gjetur sepse Lioness gjendet në zemër të Tiranës në Qendrën Toptani si dhe në rrugën Muhamet Gjollesha, pranë kryqëzimit të rrugës M.Shyri.
Për më shumë nga ky dyqan klikoni këtu.