Me këtë truk do të dukeni edhe më bukur sesa me makeup

Makeup free


Nga Ina Haxhiaj

Nëse ekziston një dëshirë unanime dhe e vetme e të gjitha femrave në gjithë botën është pikërisht ajo e të mos qenit e lyer në muajt e verës. Dhe po, jua sigurojmë këtë, sepse më shumë sesa kilet e tepërta, bardhësia e lëkurës, bikini jo i duhur, ajo që na rëndon më së shumti gjatë kësaj kohe është vetëm dhe vetëm “llaçi” i fytyrës e gjithë të tjerat që vijnë pas.

Por si dreqin t’ia bëjmë që  edhe gjatë kësaj stine të dukemi bukur e në formë?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë, duke përdorur syze dielli! Dhe si për të na ardhur në ndihmë me modelet më të reja, më të fundit, më interesante dhe gjithmonë cilësore ITALOPTIK vjen për të qenë zgjedhja jonë e vetme, zgjedhja jonë e parë.

I vetmi vend në Tiranë ndoshta që sjell dhe krijon për të gjithë adhuruesit e stilit vintage syze me forma, modele dhe ngjyra nga më të ndryshmet, të cilat jo vetëm mbulojnë mungesën e makeup-it por njëkohësisht i shtojnë vlerë dhe kredite gjithë pamjes sonë. Janë elementi më i domosdodhëm për të kompletuar look-un dhe një ndër aksesorët më të rëndësishëm kur vjen puna për t’u mbrojtur nga dielli.

Prej shumë arsyesh, syzet janë domosdoshmëri në këtë kohë, jo vetëm në ditët e qytetit ku duhet të kamuflosh mungesën e makeup-it, por mbi të gjitha edhe në ato të plazhit ku dielli i fortë kurrsesi nuk mund të durohet pa një palë të tilla.

Pastaj stili është gjithmonë prezent, në çdo stinë, kohë, muaj a orë prandaj dhe njerëzit që kurojnë pamjen e tyre e kanë gjithmonë derën e hapur në ITALOPTIK për të qenë “always in”.

Çmimet janë vërtet konkuruese dhe variojnë që nga më të lirat e deri te markat më ekskluzive dhe ekstravagante. Prandaj një investim i tillë nuk do t’i rëndojë aspak xhepit tuaj, përkundrazi do të jetë një ndër më të mirët që keni bërë ndonjëherë duke marrë parasysh se syzet e blera sot do t’ju rrojnë me vite.

Linja Vintage është e gjitha për t'u adhuruar. Xhamat me ngjyrë, por dhe transparent njëkohësisht do të na rikthejnë në vitet ’90 duke i dhënë kështu pamjes  gjithë sensualitetin e duhur. Cateye me skelet të trashë dhe xham ngjyrë të errët ose kaf janë një “back in time” në vitet ’60-’70 ku femrat që anojnë nga stili klasik do të ndihen një James Bond Girl e vërtetë.

Ana Hickmann, emri i njohur i modeles, prezantueses dhe showgirl-it Brazilian tashmë prej vitesh prezente në treg me linjën e saj të veshjeve dhe aksesorëve ka mbërritur edhe në Tiranën tonë të vogël pikërisht falë ITALOPTIK. Nëse ju pëlqen të jeni “BOSS” gjithmonë në qendër të vëmendjes apo i update-uar me trendet më të fundit, syzet e kësaj linje janë të duhurat për ju.

Prandaj nxitoni në qendrën tregtate TEG ose te rruga e Dibrës pranë Selvisë për të bërë zgjedhjen tuaj në gamën e gjerë të syzeve ofruar nga ITALOPTIK sepse pavarësisht se të duhen apo jo një palë syze, një palë të tilla ATY, do t’ju duhen me siguri.