
Kemi një sfidë për sot, gjeni një çift si Vera Grabocka dhe Timo Flloko. Të shkëlqyer në karrierën e tyre, të talentuar, përjetësisht të rinj dhe ndërkaq të dashuruar si në fillimet e historisë.
Ndërsa shumë çifte diskutojnë mbijetesën e pasionit pas tre viteve të para, apo pas shtatë, apo dhjetë viteve...Vera dhe Timo tregojnë që ndonjëherë vitet nuk kanë fare rëndësi.
Të shohësh videon e tyre të re nga Soho Houes West Hollywood, një nga Club-et më të veçantë në kufi të Beverly Hills, në Los Angeles, e kupton sa e rrallë është të gjesh të dytë me pasionin, pamjen dhe harenë e tyre rinore...
E dimë, është sfidë e vështirë!
