Që këpucët mos t’ju vrasin më, ja çfarë duhet të bëni

Pa ankerplast…


Nga Livia Myftari

Të gjithëve na ka ndodhur shpesh që të blejmë një palë këpucë të reja e gjëja e parë që kemi ndier pasi i kemi veshur, ka qënë krejt e kundërta nga ajo që ne do të donim të ishte… Këmbë të vrara nga blerje të pamenduara mirë, pa cilësi e sigurisht aspak komode!

Meqënëse ka ardhur momenti të rifreskojmë gardërobën për të qënë gati për stinën e vjeshtës (që në fakt po vjen më shpejt se ç’mund ta mendojmë) na duhen disa këshilla të mira rreth blerjes së këpucëve në mënyrë që ta nisim shoppingun duke i shpenzuar paratë e para, në blerjen e produkteve që do të na ndihmojnë të dukemi fresh&cool pasi të kthehemi nga pushimet! Ju duhen një palë këpucë të reja apo jo?

Sigurisht që po, cilës prej jush do t’i pëlqente të kthehej në zyrë me të njëjtat këpucë të pranverës apo verës që sapo kaloi? Ua themi ne, asnjërës! Madje as ne vetë nuk do të mund t’ia lejonim vetes anashkalimin e një blerjeje kaq të rëndësishme.

Ka një vend brenda të cilit janë gdhendur të gjitha dëshirat tona si me magji, një vend në të cilin nuk do të mund të rezistojmë duke blerë vetëm një palë këpucë pasi përveç stilit dhe cilësisë së padiskutueshme, mund të gjejmë gjithashtu çmimet më të mira që mund të shkojnë deri në 50% ulje për të gjitha produktet!

Dhe a e dini kush është surpriza?! Që janë të gjitha të firmosura nga dizajnerët më të mirë dhe kualiteti i tyre shkon përtej modës dhe të bukurës, është pikërisht faktori X që një këpucë duhet ta ketë me patjetër dhe ka të bëjë me komoditetin që një këpucë me takë i ofron çdo ditë hapave tuaj.

Ju duket gjenial kombinimi i cilësisë, çmimit dhe stilit?! Ne ju sugjerojmë ta vizitoni vetë këtë dyqan, mjafton të bindeni që blerja e rradhës do të jetë “top” dhe askund tjetër veçse te CORONA pranë rrugës Myslym Shyri nuk do të mund ti gjeni!

Me një shumëllojshmëri këpucësh, duke nisur që nga këpucët me pak takë, stiletto-t e deri te kepucët e sheshta dhe atletet, Corona mund të kënaqë shijet e çdo vajze pa më të voglin dyshim duke iu shërbyer atyre me emra të njohur si Loriblu, Marino Fabiani, Giovanni Fabiani, Positano, Chantal e The Seller.