Të çmendur pas çantave dhe aksesorëve, këto janë propozimet e reja

Trendet e reja…


Nga Livia Myftari

Nëse e konsideroni këtë moment si të duhurin për të bërë blerje, jeni duke menduar në mënyrën më të mirë, pasi përveç përfitimit të uljeve në dyqanet e veshjeve dhe të aksesorëve, ju gjithashtu jeni të parët që shihni koleksionin e sezonit të ri, duke qënë kështu në pozitën më të mirë që një blerës mund të jetë…

A nuk është ekspozitori më i mirë ai që mban dhe veshjet e skontuara dhe ato të kolëksionit të ri në një raft? Sigurisht që po, pasi vetëm në këtë mënyrë ju do të mund të bëni zgjedhjen e duhur, pa pasur nevojë për asnjë konsulent!

Editoriali ynë në këtë episod do t’ju prezantojë me “mrekullitë” e reja që mund të gjeni pranë Delirium shop, dyqanit që gjithmonë ka mbajtur vendin e parë për çantat, aksesorët dhe veshjet ideale!

Thuajini “stop” kërkimeve në vende të ndryshme për të gjetur, çantën, këpucët, veshjet apo aksesorët që i nevojiten gardërobës tuaj, tashmë alternativën më të mirë të mundshme e keni shumë pranë, në Bllok dhe në qëndrën tregëtare TEG me një outlet gjigand.

Firmat më të njohura si Michael Kors, Cavalli Class, Lulu Guinness si dhe DVF, të gjitha do të mund t’i gjeni pranë Delirium me një çmim dhe cilësi fantastike! Një dyqan nuk ka qënë kurrë kaq i kompletuar…

Çantë makeup-i Lulu Guinness
A lipstick never hurts...
Mbajtëse pasaporte
Lulu Guinness
Aksesorë bizhuteri
Passoti
Këpucë espadrillas
Michael Kors
Sandale të sheshta
Michael Kors
Çantë backpack
Cavalli Class