

Mënyra më e mirë për të gjetur parfumin që ju përshtatet
Pa u lodhur fare…
Nga livia myftari
Parfumi është gjëja e vetme pa të cilën një grua nuk mund ta quajë veten të kompletuar, e zgjedhja për të gjetur aromën më të përshtatshme do të mbetet gjithmonë një dilemë e vështirë…
Që nga parfumet e lehta bohemiane, ato flirtuese dhe të guximshme e deri te ato romantike e pasionante, të gjitha do të mund t’i gjeni të ekspozuara në shtëpinë më të njohur të parfumeve, atë që të gjithë e njihni, Maison de Parfum… Një shtëpi e cila mirëpret çdo shije dhe ofron të gjitha alternativat duke e bërë zgjedhjen e aromës ideale, gjënë më të thjeshtë të mundshme! Pa u lodhur fare, mjafton të vizitoni këtë “shtëpi” e ua sigurojmë se prej atje, nuk do të dilni pa e gjetur veten në aromën e ëmbël të një parfumi që do të jetë shoqërues i ditëve tuaja për një kohë shumë të gjatë…
Kësaj radhe, sugjerimet e editorialit tonë janë parfumet e serisë “Lalique”, një linjë franceze që i ka fillesat shume herët e që nënkupton art që në momentin që të prezanton me flakonët e punuar me mjeshtëri, duke qënë kështu të denja për çdo damë që do t'i mbajë pas vetes!

Kjo aromë vjen nga familja e luleve, e cila sëbashku me elementët delikatë të frutave, sjell një aromë të ëmbël të prezantuar në mënyrën më elegante dhe artistike…

Aroma Lalique - Encre Noire Pour Elle, vjen e konceptuar në një flakon të zi, është bërë për vajzat që u “merrnin borxh” burrave parfumin Lalique- Encre Noire. Me aromën e drurëve, kjo fragrancë do të kthehet në të preferuarën tuaj sapo ta provoni…

Si një varëse me perla, kjo fragrancë feminine është e butë dhe e brishtë, e bërë posaçërisht për vajzat që adhurojnë familjen e myshqeve, si parfumin perfekt për të prezantuar veten.

Me një shpirt spontan, Amethyst është një aromë natyrale dhe sensuale me nje flakon emblematik krijuar nga Rene lalique në vitin 1920.

I kompozuar nga Nathalie Lorson, ky parfum mban në vetvete një deklaratë dashurie, duke na çuar në mend një buqetë lulesh të bardha… Sensual dhe plot lule, Lalique është eliksiri juaj i dashurisë

Me këtë parfum, Lalique ka marrë inspirim nga fluidja, delikatja dhe sensualja! Me një frymëzim nga orientalja dhe lulja e jaseminit, ky parfum ka fuqinë dhe sharmin për ta shoqeruar një femër fatale në çdo ditë të jetës së saj…