

Koleksioni i ri i Mangos do t'ju bëjë të ktheheni nga plazhi, një orë e më parë
Class&chic
Nga Ina Haxhiaj

Është thjesht Mango dhe tashmë ky emër nuk ka nevojë për prezantim. Prandaj ajo çka mund dhe duhet të bëjmë ne si editorialistë mode është mos t’ju lemë kurrsesi pa ju update-uar me koleksionet më të fundit që ky brand ofron.


Cfarë të blesh më parë e çfarë të lesh për një herë tjetër? Nuk e dimë. E vetjma gjë çka mund t’ju themi është se tashmë kobalti, e kuqja e shegës, ngjyra e vetë Mangos do t'ju shoqërojnë edhe gjatë stinës së vjeshtës sepse shpirti na qan për verën, por syri jo. Falë Mangos, tashmë atë do ta kemi kudo ne çdo cep të qytetit edhe në shtator, tetor e më tej.

Sigurisht e zeza në fustane e kostume të mirëstrukturuara, klasikja e bardhë në këmisha e pantallona, do të vazhdojnë sërish të jenë prezent duke e zbutur paksa me frudat të cilat edhe këtë vjeshtë do të dominojnë fuqishëm.

Ajo çka propozohet këtë vjeshtë janë dhe "masculine jackets" xhaketat oversize me kopsa nga të dyja anët duke të te kujtuar pak stilin mashkullor por që si për dreq u rri perfekt a ndoshta dhe më bukur edhe femrave.


Kolore për cilindo që do të jetë një shpirt ekspresiv, aventurier e solar, far ndriçues në shoqëri ku të dallohet me metra larg si dhe black and white, prerje te strukturuara dhe masculine style për gjithë të tjerat që nuk duken, por janë dhe të imponohen me klas ne çdo kënd që t'i zë syri.

Sepse këtë vjeshtë, Mango, eshte sekreti...

