Një koleksion i ri bombastik dhe 25% ulje në dyqanin më të 'çmendur' të Tiranës
Nga Ina Haxhiaj
Themi të çmendur sepse vetëm Philipp Plein mund të krijojë linjën e tij sport luxury dhe ta shpërndajë atë kudo në botë me shpejtësinë e erës.
E tashmë e dini se një dyqan i tërë dedikuar tërësisht këtij emri gjendet edhe në Tiranë, dhe se St Joseph është 100% Philipp Plein, kafka, percina, lëkurë, ekstravange dhe se fundmi edhe sport.
Çdo gjë e re që vjen në botë nga ky emër sigurisht që duhet të jetë edhe në pikën e tij përfaqësuese në Shqipëri. Prandaj dhe linja e re Plein Sport ka startuar edhe në St Joseph duke mirëpritur gjithë të apasionuarit e sportit por që kërkojnë gjithmonë të dallojnë e të kenë gjithmonë edhe në këtu elementin e veçantisë.
E ndërsa për këtë muaj fokusi i dyqanit është i gjithi drejt kësaj linje, pjesa tjetër iu është ofruar klientëve me 25% ulje!
Eh, është Philipp Plein, e ç'mund të prisnim tjetër?!