Është luajtur në Zagreb takimi Dinamo-Skëndërbeu, ku korçarët kanë arritur një rezultat pozitiv.

Ndeshja e Europa League ka përfunduar në barazim 1-1, por Skëndërbeu kryesoi deri në minutën '90 pas golit të Liridon Latifit në minutën e 37-të.

Këmbëngulja e kroatëve solli barazimin e ndeshjes në sekondat e fundit me Angelo Henriquez.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme.

Sakaq, Shkëndija u mund nga Milan 6-0.