Pas ekspozimit në diell duhet patjetër të bëni këtë gjë me lëkurën tuaj

Që lëkura dhe flokët tuaj të mbeten gjithmonë perfekte


Nga Livia Myftari

I gjithë entuziazmi për verën, plazhin dhe diellin merr fund kur sheh në pasqyrë një lëkurë të dehidratuar që ka nevojë imediate për përkujdesje të veçantë, trajtime të vazhdueshme e sigurisht një impenjim serioz për të qënë gati për temperaturat e ulëta të stinës së dimrit.

Por jo vetëm lëkura, flokët gjithashtu kanë nevojë të trajtohen me kujdes pas ekspozimit në rrezet e diellit e ujit me kripë, për pasojë mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në periudhën e rigjenerimit të lëkurës e të flokëve…

Pas gjithe konstatimit, gjëja e parë që duhet të bëjmë, është të gjejmë vendin se ku duhet t’i kërkojmë produktet ideale për të nisur trajtimet. Kremrat dhe produktet e përkujdesit ndaj fytyrës e flokëve janë gjithmonë delikate dhe vështirësia për t’i gjetur në cilësinë dhe çmimin që na volitet mbetet një sfidë për të gjitha ne…

Editoriali ynë sugjeron Etos&Al si vendin e vetëm në të cilin do të gjeni gjithçka ju duhet që në momentin e parë që do ta vizitoni. Të gjitha linjat e produkteve të bukurisë të emrave më në zë të momentit, do të mund t’i bëni tuajat në Etos&Al me çmime të arsyeshme për të gjitha lëkurat, për të gjitha tipet e flokëve!

Kur flasim për lëkurën delikate të fytyrës, nuk duhet të lëmë asnjëherë pa përmendur edhe produktet e grimit, përdorimi i të cilave nga ne vajzat nuk mbetet asnjëherë në plan të dytë… Për të qënë miqësore me lëkurën e për t’i shërbyer rigjenerimit të saj, duhet me patjetër të përdorim me kujdes produkte të afirmuara që do t’i shërbejnë shëndetit tonë po aq sa edhe pamjes. Etos&Al sugjeron Chanel, Guerlain apo edhe Clinique (që tashmë e gjeni me 25% ulje) si emrat që do t’i shërbejnë më mirë bukurisë tuaj.

Natyrisht që për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve nuk mjafton vetëm një produkt, ndaj ajo që duhet të bëni është të vizitoni Etos&Al dhe të prezantoheni aty me propozimet që firmat më të mira ndërkombëtare kanë për zgjidhjen e problemeve tuaja!