

Vjeshta sjell tendencën më të re të syzeve
Një tjetër dimension…
Nga Livia Myftari
Edhe pse syzet e diellit janë një aksesor që përdoret gjatë gjithë vitit, ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me një palë të tilla… Është e pashmangshme që për çdo fillim sezoni, të na duhet të blejmë syze të reja, që i përshtaten më tepër natyrës së stinës në të cilën po futemi.
Meqënëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, krahas të gjitha blerjeve të tjera, duhet të mendojmë edhe për syzet që do i përshtasim look-ut tonë, që të jemi sa më “in” dhe të dukemi akoma më bukur!
Kur vjen fjala te blerjet e reja, gjysma e punës ka të bëjë me gjetjen e vendit ideal për të zbuluar se çfarë është ajo që në të vërtetë kërkoni dhe më pas, të zgjidhni për blerjen më interesante.
Përsa i takon syzeve, të gjitha ne, njohim vetëm një vend që i përmbledh të gjitha brandet më të mira dhe që sjell gjithmonë risi për tendencat e stinës. E kemi fjalën për optikën më interesante në Tiranë, Italoptik!
Me një vitrinë të gjërë dhe të spikatur, Italoptik është vendi ku ju do të gjeni patjetër atë që kërkoni… Lespecs dhe Karen Walker janë dy brande speciale në cilësi e në çmim të cilat mund t’i gjeni ekskluzivisht vetëm ne Italoptik.
Me një lentë në ngjyrë të zbardhur, perfekte për periudhën vjeshte-dimër, kjo lloj syzeje përbën trendin më të ri të syzeve të diellit në botë! Por jo vetëm kaq, xhami pasqyrë në ngjyra të ngrohta, do të jetë gjithashtu udhëheqës i stilit tuaj në stinën e vjeshtës…
Në Italoptik do të gjeni gjithçka jeni duke kërkuar pa u lodhur aspak, mjafton t’i hidhni një sy, syzeve më të reja nga Lespecs dhe Karen Walker!
Për më tepër artikuj, klikoni këtu.