Këto janë këpucët që do të transformojnë look-un tuaj të vjeshtës

Një nivel tjetër...


Nga Livia Myftari

Po mendoni që gardërobës tuaj i mungojnë veshjet e duhura për stinën e vjeshtës?! Mendoni se veshjet e sezonit të kaluar nuk ju bëjnë më punë? Mos u shqetësoni, nuk është problemi te dollapi, i gjithë sekreti fshihet te mënyra e kombinimit…

Në vend që të kombinoni veshjet tuaja nga lart- poshtë, ne ju propozojmë një mënyrë të re konceptimi… Në fillim zgjedhim këpucët, më pas stilin e veshjes.

Ta fillosh kombinimin me një palë këpucë të rehatshme dhe të bukura, mund dhe DO TË ndryshojë tërësisht mënyrën e të veshurit tuaj. Pra, e vetmja gjë që na duhet këtë sezon janë një palë KËPUCË TË REJA!

Propozimet e editorialit tonë për stinën e vjeshtës vijnë nga një nga dyqanet më prestigjozë të qytetit, këpucët e të cilit e kanë mbajtur look-un tonë të rifreskuar edhe gjatë sezonit të kaluar. E kemi fjalën për dyqanin Corona në rrugën Myslym Shyri, të vetmin partner ekskluziv të firmës së njohur Loriblu por jo vetëm.

Me një koleksion totalisht të ri, me modele dhe ngjyra të reja, Corona sugjeron gjithmonë këpucët më “miqësore” me këmbët tuaja, mjafton të zgjidhni prej tyre ato që ju duken më të përshtatshme për stilin dhepersonalitetin tuaj…

 

Tashmë me një emër të ri “made in Italy”, këtij vendi i shtohet magjia akoma më shumë… ALBANO është brandi “i komfortit” për këmbët tuaja dhe mund të konsiderohet si shoqëruesi më i mirë i ditëve të thata, të lagështa e të ftohta…

Niseni shoppingun tuaj me blerje të zgjuara dhe shkoni në një nivel tjetër kombinimi nga i cili do të mbeteni të kënaqura ju dhe të gjithë ata që ju shohin!

Corona- zgjedhja e parë!