

Vendi që duhet të vizitoni patjetër me ardhjen e vjeshtës
Veshjet “must”
Nga Livia Myftari
Tashmë që të gjithë jeni kthyer nga pushimet dhe jeni gati per te nisur një sezon të ngjeshur me punë e aktivitete, gjëja tjetër që jeni duke planifikuar ka të bëjë me rifreskimin e gardërobës për ta ri-nisur veprimtarinë ditore me një stil e look të ri…
Për të qenë të sigurta që të bëjmë zgjedhjet e duhura sa i takon veshjeve, aksesorëve dhe këpucëve na duhet patjetër të vizitojmë një vend që i përmban të gjitha këto duke na ofruar cilësinë më të mirë me çmimin më të lirë, ju shkon mendja në ndonjë alternativë të mundshme?
Nuk është një vend i vetëm por është një zonë e tërë që do t’ju vijë në ndihmë duke përmbushur çdo pritshmëri tuajën për veshjet e sezonit të ri! E kemi fjalën për “Lioness”, shtëpinë e vetme që strehon tendencat më të reja të modës duke na i servirur ato me çmime dhe cilësi fantastike…
Nuk bëhet fjalë vetëm për një stil të veshuri, nuk bëhet fjalë vetëm për veshje të përditshme, në këtë vend do të mund të gjejmë “total look’s” për në shkollë, zyrë, pasdite apo evenimente të veçanta.
Me një larmishmëri veshjesh, “Lioness” na frymëzon për t’u dukur në modë e për më tepër për të shkëlqyer me veshje nga firmat më të mira të mira të momentit!
Gardëroba e vjeshtës është thuajse gati! Duke gjetur vendin, thuajse i kemi gjetur edhe veshjet që na nevojiten, mjafton vetëm të vizitojmë “Lioness” për të kuptuar që e vërteta qëndron realisht kështu…
Nuk është më e nevojshme të lëvizim nga një vend në tjetrin për të gjetur fustanin ideal për një mbrëmje, pasi në “Lioness” çështja është e zgjidhur, e vetmja gjë që do të na mundojë është përzgjedhja e ngjyrës që na përshtatet më shumë për eventin! Për të mos folur më pas për peliçet, “miket” më të mira të ditëve të ftohta të cilat mund t’i gjejmë autentike vetëm në “Lioness”! Për më tepër artikuj, shihemi atje…