Babai i saj është një ndër futbollistët më të famshëm në botë dhe nuk na vjen aspak çudi Harper Beckham ka trashëguar këmbët e shkathta të David Beckham.

Ditën e djeshme David ka postuar një video të adhurueshme ku shihet dorë për dore me vajzën e vogël 6- vjeçare teksa e mëson të driblojë. Aftësia e Harper për të mësuar u ka bërë shumë përshtypje ndjekësve në Instagram të cilët nuk kanë hezituar të komplimentojnë pasardhësen e superstarit.  

“Ajo është me fat që ka trajnerin më të mirë në botë”

“Vajza e babait në punë. Një tjetër yll në familjen Beckham”

“Më e mirë se babai”, ishin këto disa nga komente e shumta pozitive që janë shkruar në profilin e David Bechkam.

Harper e ka dëshmuar edhe më parë që ajo është vajza e babait. Fotoja e publikuar nga Victoria ku shfaqej David duke i dhënë një përqafim shumë të ngrohtë vajzës së vetme ishte një goditje në Instagram. 

David kishte shprehur keqardhjen se asnjë nga djemtë e tij nuk u pëlqente futbolli, por fatmirësisht Harper, vajza e vetme e çiftit ka deklaruar se do të ndjekë rrugën e të atit, dhe pse jo në të ardhmen do e shohim si kapitenen e ekipit të Anglisë.