
Aktorja turke Tuba Buyukustun është bërë pjesë e mediave turke sidomos për jetën e saj private. Pas divorcit me aktorin dhe producentin Onur Saylak në qershor, lajmet se aktorja mund ta kishte tradhtuar u përhapën me shpejtësi, derisa pak ditë më parë, ish-bashkëshorti i doli në mbrojtje duke thënë se nuk është tradhtia arsyeja e ndarjes së tyre, madje këto lajme të shpërndara në media, ai i ka quajtur thjesht qesharake dhe absurde.

Megjithatë, Tuba është përfolur se ka nisur një lidhje të re me biznesmenin e famshëm Umut Evirgen, edhe pse për këtë ajo nuk ka konfirmuar asgjë.

Një ditë më parë, aktorja është fotografuar në një prej qendrave tregtare në Bebek, e shoqëruar me disa miq. Pasi ka drekuar me ta, aktorja është parë duke bërë shopping në qendrën tregtare, por sapo ka parë reporterët dhe gazetarët që e prisnin te dera, e ka lënë në mes shopping-un dhe është larguar.

Me siguri, aktorja ka parashikuar edhe pyetje specifike për romancën e saj të re, ndaj për ta shmangur këtë fakt, ka zgjedhur të largohet.
