“Kush ka motra, botën ka”. Është një shprehje që sa më shumë rritemi aq më shumë e kuptojmë.
Fashion blogerja e njohur Lori Hoxha ka pasur fatin e mirë që e ka kuptuar këtë gjë me kohë. Nëse do t’i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram do të shikonim disa foto familjare ku pjesën më të madhe të tyren e zë Sara, motra e vogël, me të cilën kanë pak vite diferencë.
Sara tashmë është bërë mama, dhe sic tregon Lori, është me më këmbë në tokë, ndryshe nga ajo dhe Redia. E ftuar në emisionin “Guximtarët“, Lori ka rrëfyer për marrëdhënien që ka me dy motrat më të vogla.
Sara, sic tregon trashëgimtarja e Top Channel është ajo që e kritikon më shumë, e ndërsa e kundërta ndodh me Redian, ajo asnjëherë nuk e ndalon për asgjë.
“E dua shumë. Kemi marrëdhënien më të afërt, më mban me këmbë në tokë. Më kritikon gjithmonë. Unë mund të gaboj dhe të mendoj gabim. Ajo është gjithmonë e drejtë dhe e saktë. Nëse dua të bëj diçka, Redia më thotë bëje! Nuk më ndalon asnjëherë. Jam e balancuar mirë në familjen time,” shprehet Lori.