Koleksioni më i ri i fustaneve Velvet, ja ku mund t'i gjeni

Thjesht Class...


Nga Livia Myftari

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Ka disa mënyra me anë të të cilave të gjithë ne interpretojmë stilet e të veshurit, mënyrën sesi duhet të kombinohemi në ditët e ngrohta e të ftohta dhe për më tepër, mënyrën sesi duhet të prezantohemi në një event apo mbrëmje ndërkohë që temperaturat e ulëta nuk mund t’i kemi aleatë për të shkëlqyer…

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Vjeshta dhe Dimri janë stinët më “delikate” kur vjen fjala te fustanet e mbrëmjes, gjetja e tekstilit të duhur, ngjyrat dhe dizajni përbëjnë gjithmonë vështirësi në gjetje dhe në fund mbetemi ende me dilemën “a do të shkelqejmë me këtë fustan?”

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Në fakt, i gjithë problemi qëndron te stili, nëse arrijmë të gjejmë të duhurin, përgjigjja do të jetë definitivisht “PO”! Copa e kadifenjtë velvet është një ndër zgjedhjet më të mençura që një vajzë mund të bëjë për mbremjen e saj dimërore, pasi klasi dhe eleganca që ajo ofron përbëjnë një ndër elementët thelbësorë të të dukurit bukur…

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Sëfundmi Class by Alketa Vejsiu ka prezantuar koleksionin më të ri që i dedikohet pikërisht këtij stili, copës dhe dizajnit sharmant të kadifes duke i dhënë atij emrin unik, VELVET!

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Që nga të dukurit sexy e deri te prezantimi i finesës në të gjitha kuptimet e saj, këto fustane kanë shumë për të thënë, për të shprehur e për të nënkuptuar…

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Linja që koleksioni Velvet propozon ndërthur shumë bukur klasiken me modernen, të renë me të vjetrën duke transformuar look-un tuaj të mbrëmjes në një veshje që nxjerr në pah veçse pikat më të forta të trupit tuaj!

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Tashmë në showroom-in Class do të mund të gjeni te ekspozuara fustanet e prodhuara nën etiketën Class by Av, të cilat vijnë afër jush jo vetëm me tekstilin më të dashur të momentit por gjithashtu edhe me modele unike të punuara me kujdes të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni komode dhe njëkohësisht të dukeni bukur dhe me shije.

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Në katër ngjyra të ndryshme, me dizajnë tërësisht të ndryshme në këtë koleksion do të gjejë veten çdo vajzë pasi shkëlqimi i gurëve dhe delikatesa e tylit që shoqëron ëmbël copën velvet, i jep këtyre fustaneve veçantinë e të qënurit CLASS!

Foto: Class Photography, Orsola Mema

Për të parë nga afër koleksionin më të ri vizioni sallonin Class By Alketa Vejsiu në rrugën e Kosovarëve ose klikoni këtu

 

Foto: Class Photography, Orsola Mema