“Herself”, ja çfarë e bashkon Parfois me fushatat feministe

Një fushatë frymëzuese


Nga Livia Myftari

 

Pak ditë na ndajnë nga ditët e ftohta të dimrit por mund të themi se zyrtarisht kemi lënë pas verën  e jemi futur në një sezon të ri të stilit të të veshurit… E dimë të gjithë sesa i rëndësishëm është ky i fundit pasi stili që ne përdorim, tregon një histori personaliteti dhe aksesorët që ne i shtojmë veshjes, vendosin në çdo rast pikat mbi “i” duke i dhënë pamjes tonë rifreskimin e duhur.

Aksesorët në fakt janë pjesa më e rëndësishme e të veshurit dhe e të dukurit bukur pasi pa to, askush s’do të ndihej i plotësuar në detaje…

Parfois është kryefjala e aksesorëve për vajza dhe pikërisht në këtë vend, çdo vajzë mund të gjejë veten e saj duke krijuar një stil unik e duke e përcjellë atë në mënyrën më të bukur të mundshme.

Fundjavën e kaluar, Parfois prezantoi koleksionin më të ri të sezonit të ri vjeshtë-dimër, një koleksion me një përmbajtje krejtësisht ndryshe, një koleksion të dedikuar vetëm “asaj” vajzës së përmbushur e të realizuar, vajzës që beson në veten e saj më shumë se çdo gjë tjetër!

“Herself” nga Parfois ka për qëllim të bëjë një homazh për gratë dhe vajzat që janë në zbulim të vetes së tyre duke vënë në qendër individin dhe stilin e tij personal.

Në një event ndryshe të organizuar nga Class Events në pranë pishave të gjirit të Lalzit, prezantimi i fushatës erdhi në një formë origjinale, ku përveç dekorit të kuruar me kujdes, një rëndësi të veçanë përbënte edhe prania e vajzave dhe zonjave të cilat ndanë eksperiencat , frymëzimet e qëllimet që i kanë bërë ato të arrijnë suksesin për të cilin ne i njohim dhe i vlerësojmë. Vendodhja jo pa qëllim, ishte pranë bregut të detit, qetësisë dhe bukurisë natyrore në mënyrë që “asaj”, ti dedikohej vëmendja dhe komoditeti që meriton ta ketë çdo ditë…  

Në këtë mjedis  ideal për tu ndjere vetja në veçantinë dhe komoditetin që ajo të ofron, PARFOIS na sjell për sezonin e ftohtë, një përzierje eklektike të stileve, materialeve, detajeve, qëndisjeve dhe kuadrateve duke pasur kështu një frymëzim të pastër nga e kaluara.

Enada Hoxha, Eneda Tarifa, Rafaela Rica dhe Pezana Rexha, janë katër vajzat që u vendosën në qendër të aktivitetit, katër vajzat me suksese e veçanti frymëzuese nga fushat e artit e biznesit të cilat shprehën mbështetjen e tyre ndaj fushatës më të re nga Parfois, “Herself”!

Në koleksionin e ri Parfois nuk do të gjeni vetëm aksesorë të bukur, aty ju do të mund të zbuloni më shumë rreth stilit dhe mënyrës së prezantimit të aksesorëve edhe nëse ato nuk kombinojnë drejtëpërdrejt me veshjen tuaj sepse në Parfois, nuk ka rregulla! Ajo që ka rëndësi është stili personal i secilit prej nesh. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të shprehur veten është të jemi “VETJA” -  #HERSELF.      

Në Parfois çdo gjë i dedikohet “ASAJ”!