Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Çdo gjë përmblidhet vetëm tek një emër

Nga Class 11 November 2017

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Ajo është një personazh shumë i njohur i artit shqiptar. Anna Lika është një vajzë e re, plot energji dhe është një nga konkurrentet më energjike në Dance With Me Albania. Ajo ka mbaruar Universitetin e Arteve për aktrim. Anna ka spikatur për humorin dhe batutat që nuk i mungojnë asnjëherë. Por jo vetëm kaq. Gjatë eksperiencës së saj në DWM ajo ka rënë në sy edhe për aftësitë në kërcim.

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Të hënën e kaluar, në spektaklin e kërcimit, Anna bëri një deklaratë shumë të ndjerë për dashurinë e jetës së saj. Po cili është profili i Annës në dashuri? Sekretet, ajo i zbulon ekskluzivisht për revistën Class. 

 

#❤️

A post shared by Annais Lika🔹 (@anna_lika) on

Dashuria e parë, të kujtohet?
E kujt nuk i kujtohet...

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?
Kjo e fundit.

Në dashuri, ia vlen të ngulësh këmbë?
T’i ngulësh të dyja madje.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?
2 shishe vere.

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?
Nuk më nevojitet strategji.

Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?
Nuk duroj dot asnjë lloj mashkulli, përveç njërit.

Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?
Thjesht jam vetvetja. Nuk përdor gjë.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?
Shqisa e të shijuarit (qesh).

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?
Me shapka me gisht kam qenë, më duket, dhe me xhinse të shkurtra.

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
Jo, është shenjë konfuzioni.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
Unë e kam menduar pak kohë.

Serial lover-at i shmang apo të joshin?
Nuk më kanë rastisur të tillë.

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
Pasurojnë njëra-tjetrën.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
20 (qesh.)

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
Tërheqje e të kundërtave.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
Të shihemi në sy.

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Sakrifica apo lule dashurie?
Sakrifica dhe pastaj një tufë me lule.

Bëjmë një bilanc të historisë suaj?
...

Dy shishe verë për dashurinë, Anna Lika zbulon disa sekrete

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
Nuk e di, duhet të pyes.

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?
Mund ta përmbledh me një emër?

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?
Më shumë se ç’duhet.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon