
Gjetja e produktit ideal kundër rrudhave është një sfidë e vërtetë, veçanërisht nëse nuk di se çfarë do dhe as nga ta fillosh kërkimin. Rezultatet që japin kremrat kanë ndikim të madh në marrjen e vendimeve kur duhet të zgjedhësh një produkt, por disa prej nesh janë të shqetësuar për përbërësit që përmbajnë. Fatmirësisht, ka produkte natyrore dhe organike kundër rrudhave që do ta ndihmojnë lëkurën të duket si e re.
Ka një produkt që dermatologët e rekomandojnë gjithmonë kur është fjala për efektin antirrudhë. Ka përbërës natyralë dhe të kthen 10 vjet pas në kohë.
Retinoli është një përbërës i njohur për vetitë antirrudhë dhe mund të gjendet në pothuajse çdo lloj produkti kozmetik që tenton të luftojë rrudhat. Por, kimisti kozmetik Randy Schueller thotë se produktet e farmacisë shfaqin një version "sintetizues" të retinolit, që shpjegon edhe arsyen pse nuk jep rezultatet që dëshiron.

E vetmja mënyrë për të marrë rezultatet që do është përdorimi i një produkti me përbërës organikë, natyrorë dhe botanikë, sipas ekspertëve të Allure. RIN Skincare Bio Retinoid, për dermatologët është zgjidhja për t’i mbajtur rrudhat larg dhe një produkt që të nevojitet për të shtuar në rutinën e kujdesit të lëkurës.
Sipas ekspertëve, ky serum zbut lëkurën, sepse përmban 100 për qind vitaminë A, që jep rezultate të mahnitshme. Vetëm disa pika të këtij serumi para se të flesh të jep përfitimet e retinolit pa irrituar lëkurën.

Formula e këtij serumi "lufton rrudhat dhe shenjat e moshës duke e bërë të duket 10 vjet më e re, më e butë dhe më e ndritshme."
