Në Hotelin Wyn të Las Vegas-it aty ku zjarri, uji dhe toka bashkohen në magji performancash me efekte pirroteknike spektakolare, ajo që habit është zhdërvjelltësia e një balerini që lë mbresa...

Ai quhet Ilir. Është shqiptar. Solist i shfaqjes Le Rev, një ndër më të bukurat e Vegasit, qytetit të miliona dritave. Kur emri i tij anonçohet në postera e spote publicitare një arsye më shumë që biletat të jenë të shitura që një vit më parë.

U largua nga Shqipëria me trofeun e serialit “12 Vallëzime pa një të shtunë” 25 vjet më parë dhe i tha tokës së tij “lamtumirë” për një karierrë brilante.

Ka performuar në skenat e Broadway të New York-ut dhe teatrot më të rëndësishme të botës krah emrave ikonë të baletit klasik dhe modern. Rikthehet sot në tagrin e një artisti kompetent si anëtar jurie i Dance with Me... Sepse zemra e tij dhe ai vetë i përkasin Shqipërisë.