

Ky dimër është i peliçeve! Ja ku mund t'i gjeni për t’u dukur chic
Ngrohtë, plot stil
Nga Livia Myftari
Të dukesh chic në dimër nuk është aspak e thjeshtë dhe sigurisht që për të qënë në top formë duhet të impenjohemi për të pasur minimalisht xhaketën apo pallton perfekte, si zgjedhjen e duhur për të kombinuar të ngrohtin me të dukurin bukur!
E ndërsa as palltoja dhe as xhaketa nuk mund të na ofrojë këtë ekuilibër, zgjedhja jonë do të jetë vetvetiu një peliçe e ngrohtë, 100% origjinale dhe njëkohësisht në një hap me tendencat më të fundit të sugjeruara nga dizajnerët më të mirë në botë, njësoj si vajzat e famshme!
Meqënëse ulja e temperaturave na drejton në stinën e dimrit, tashmë ka ardhur momenti për të gjetur peliçen që do t’i japë ngrohtësi ditëve tona duke na bërë ta sfidojmë të ftohtin me klas, shije e stil…
Nëse edhe ju keni vendosur të dukeni bukur këtë sezon, editoriali ynë sugjeron trendin më të ri të peliçeve, origjinale, cilësore dhe në ngjyra e stile të ndryshme, të gjitha në Tiranë, shumë pranë jush, pa u lodhur fare!
Lioness është vendi ideal për t’i dhënë identitet stilit tuaj këtë dimër! Me një koleksion të gjërë palltosh, xhupash e peliçesh në një cilësi të jashtëzakonshme e në çmime fare të arsyeshme, ky butik do të bëhet absolutisht guida e veshjes tuaj kete sezon.
Autenticiteti i peliçeve që do të gjeni në Lioness është arsyeja e vetme përse duhet ta zgjidhni këtë vend dhe këtë gjë, do ta kuptoni vetëm pasi të keni provuar komfortin dhe ngrohtësinë, që këto peliçe ofrojnë si një vlerë e shtuar në gardërobën tuaj…
Të kombinueshme me çdo stil veshjeje, me çfarëdolloj këpuce e me cilëndo nga çantat tuaja të preferuara, këto peliçe janë “must” për këtë sezon!
Lioness mund ta gjeni lehtësisht pranë 21-Dhjetorit si dhe në qendrën tregtare Toptani me koleksione fantastike veshjesh ku çdo vajzë mund të gjejë veten.
Për më tepër klikoni këtu