Pritja mori fund.

Ndeshjet kualifikuese të botërorit kanë përfunduar dhe tashmë 32 skuadrat njohin kundërshtarin e tyre.

Në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Pallatin e Kremlinit, në prani të presidentit Vladimir Putin dhe figurave të tjera të rëndësishme të futbollit, është hedhur shorti ku janë përcaktuar 8 grupet e fazës finale.


Ky botëror do të ketë disa përballje shumë të forta, si derbi iberik Portugali-Spanjë në grupin B, apo edhe ndeshja Belgjikë-Angli në grupin G. Një tjetër përballje interesante do të jetë në grupin D, mes Argjentinës dhe Kroacisë, e ndërsa kampionia në fuqi, Gjermania do të përballet me Meksikën.

Ndeshja hapëse do të jetë mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite.

Grupi A Rusi Arabia Saudite Egjipt Uruguai
Grupi B Portugali Spanjë Marok Iran
Grupi C Francë Australi Peru Danimarkë
Grupi D Argjentinë Islandë Kroaci Nigeri
Grupi E Brazil Zvicër Kosta Rika Serbi
Grupi F Gjermani Meksikë Suedi Kore e Jugut
Grupi G Belgjikë Panama Tunizi Angli
Grupi H Poloni Senegal Kolumbi Japoni

Si ju duken? A ka rënë në një grup të lehtë skuadra juaj e preferuar?