Gjithçka për divorcin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt tregohet në film, aktorja flet për ndarjen

Diçka nuk shkonte mirë

Nga Class 6 December 2017

Gjithçka për divorcin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt tregohet

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Bitt ishte një nga lajmet më të bujshme të 2016.

Pavarësisht se ka kaluar pothuajse një vit, ka ende shumë për të mësuar për këtë ndarje të papritur, për këtë arsye në çdo dalje të tyre publike, çifti nuk u shpëton pyetjeve lidhur me marrëdhënien e tyre: si erdhi ndarja, kush e mori vendimin, si është marrëdhënia e tyre tani më?

Në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’, Angelina Jolie ka rrëfyer se filmi “By the Sea”, skenari i së cilit është shkruar nga vetë ajo,  nxori në pah shumë probleme që kishin në martesën e tyre.

“Ne jemi takuar me njëri- tjetrin në punë dhe kemi punuar shumë bashkë…Doja që të bëja një punë serioze bashkë…Mendoja që do na ndihmonte për të komunikuar më shumë dhe kështu ndodhi në fakt, por nga ana tjetër mësuam dhe disa gjëra të tjera. Mendova se ziheshim sepse ishim përfshirë në ato role ndërsa sot mendoj se në atë film ishim ne. Jo rastësisht kishim aq nervozizëm, e ndjenim se filmi fliste historinë tonë dhe ndonëse krijimtari, jo më kot u frymëzova për atë skenar. Unë dhe Brad, ishim duke përjetuar dilemat e marrëdhënies sonë reale, të veshur në aktorët e ‘By the sea’, u shpreh ajo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon