Gati për festa? Ja ku do të gjeni veshjen ideale me 50% ulje

Më lirë se kudo


Nga Livia Myftari

Sezoni e festave erdhi, sëbashku me të edhe sezoni darkave dhe dilema për të zgjedhur fustanin e përshtatshëm për Krishtlindje e për Vitin e Ri! Veshja e darkave të fundvitit ka gjithmonë rëndësi të veçantë dhe është vërtetë dilemë kur mendojmë të gjitha propozimet që vitrinat në Tiranë na ofrojnë duke filluar që nga fustani, këpucët, palltoja, peliçja apo çanta që na kombinon më tepër me atmosferën festive …

Në fakt, dilema për veshjet gjatë sezoni të festave nuk fshihet vetëm pas veshjeve ceremoniale për darka, ajo përfshin gjithashtu veshjet e përditshme, një pallto e re e kombinuar me peliçen nuk do ishte aspak keq nëse do të shoqëronte ëmbël rrugët e qytetit me dritat e Krishtlindjeve…

E ndërsa ne mundohemi të zgjidhim dilemën se cila do ishte veshja që do i përshtatej më tepër stilit tonë të të veshurit, kostoja e saj do të jetë gjithashtu një faktor vendimtar në zgjedhjen tonë… Por, a është e mundur që ta gjejmë veshjen ideale duke kursyer para për të blerë edhe një palë këpucë, një çantë apo një aksesor tjetër?

Sigurisht që kush kërkon, gjen! Editoriali ynë pasi kërkoi në dyqanet e Tiranës për të gjetur cilësinë më të mirë të kombinuar me koston e arsyeshme, zbuloi Lioness, një butik në harmoni të plotë me kërkesat, stilin dhe portofolin tonë!

Nga 20 deri në 50% ulje për të gjitha veshjet në Lioness Toptani apo në Lioness pranë 21 Dhjetorit! Ulje, ulje, ulje! Një lajm fantastik për ne dhe për gardërobën tonë!

Që nga fustani ideal për darkën e festave që jo domosdoshmërisht duhet të jetë i kuq e deri te palltoja apo peliçja që do të shoqërojë me stil ditët dhe netët tuaja festive duke ju bërë të dukeni “queen of the show”…

Fustanet e sugjeruara në stilin velvet janë “must have” për këtë sezon, shkëlqimi që ato përfaqësojnë sjell veçse frymëzim për këdo që i sheh e i admiron nga larg…

Lioness është stacioni i parë i blerjeve festive, për të gjitha ju!