Florina Garo ka mbetur po aq e pranishme sa dikur në mediat shqiptare, edhe pse është larguar nga televizioni. Ndoshta po komentohet dhe më me interes sesa më parë, për shkak të zhvillimeve në jetën e saj private. Shpalli fejesën me avokatin shqiptar që jeton në Zvicër, u zhvendos atje dhe më pas zbuloi që ishte shtatzënë.
Floriana po pret një vajzë, ndërkohë që ka nisur punë pranë zyrës së avokatisë së të fejuarit, Enisit dhe herë pas here na zbulon foto nga udhëtimet e tyre, që vazhdojnë të kenë për destinacion vende po aq romantike sa dhe më parë.
Moderatorja ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare ku ka folur për këto udhëtime dhe për jetën e re në Gjenevë, ku veç punës në zyrën e avokatisë ku drejton sektorin e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, ajo po menaxhon dhe një qendër tregtare që ka hapur së fundmi me bashkëshortin, Enisin.
Floriana ka zbuluar që është martuar tashmë zyrtarisht me avokatin. Ndërkohë, e pyetur për dasmën, ka thënë që atë do e organizojnë në një çast tjetër pas lindjes së vajzës.
"Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur", ka thënë Floriana.
Nëse kishit menduar që nuk do të martohej ndonjëherë me një dasmë tradicionale, keni gabuar. Floriana e dëshiron atë festë dhe pse detajet për vendin apo kohën e saktë nuk i ka vendosur ende.
"Ne shkojmë gjithmonë në vende romantike kur jemi bashkë, dasma besoj do të jetë për ta ndarë gëzimin tonë me prindërit, miqtë dhe dashamirësit tanë", ka thënë ajo.
Dhe kur shprehet që do të marrë veten, e ka dhe për linjat trupore. Moderatorja pranon që ka shtuar ca në peshë, por pas lindjes ajo premton që do t'i kushtojë dhe më shumë kujdes trupit se më parë.
Sa për emrin e vajzës, ka thënë që kanë menduar diçka, por nuk kanë vendosur asgjë. Duhet ta vendosë nj, ftesat e dasmës janë me emra...
Faktikisht, asaj nuk i duhet ftesë, por sigurisht emri i duhet.