
Nga vit në vit shqiptarët po tregojnë më shumë interes për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit. Këtë mund ta konfirmojnë fare mirë shumë prej agjencive turistike në vend, madje edhe duke theksuar se kërkesat për ta pritur Vitin e Ri jashtë Shqipërisë, nga viti në vit kanë filluar të rriten.
Ditët e fundit, sidomos pas datës 15 dhjetor, pronotimet online kanë pasur edhe fluksin më të madh. Duke filluar që nga vendet me borë e deri te plazhet me rërë të bardhë, lista e vendeve të preferuara për të kaluar pushimet sa vjen e bëhet më e gjatë. Kureshtja për të parë vende me klimë ekzotike apo edhe vende me ajër të ftohtë e bardhësi përreth i ka kthyer edhe shqiptarët në udhëtarë aventurirë – gjë që shumë vite më parë as që mund të imagjinohej. Kështu që dalëngadalë, shqiptarët po e shndërrojnë në një traditë festimin e festave të fundvitit jashtë trojeve tona.
Po cilat janë opsionet që u ofrohen shqiptarëve mes shumë alternativave? Resorte me ski, mbrëmje gala në Ballkan; paketa turistike 3-4-ditore në qytete europiane (preferenca më e zgjedhur e viteve të fundit), si edhe shumë alternativa të tjera për vende ekzotike – janë vetëm disa prej shumë mundësive që ofrojnë një pjesë e mirë e agjencive turistike në vend.
Duke nisur që nga fundi i nëntorit, që përkon edhe me festat kombëtare, njerëzit kanë nisur të interesohen për festat e fundvitit për të vendosur se ku do të festojnë këtë vit. Një pjesë e mirë madje, kanë prenotuar qysh atëherë, ndërsa të tjerë u kanë kërkuar agjencive “çfarë oferte keni për Vitin e Ri?”
E. Lela, përfaqësuese e agjencisë turistike Tirana Travel në Tiranë, rrëfen për Class se prenotimet kanë filluar me ritëm që para datës 15 dhjetor. Një pjesë e mirë e kërkesave janë mbyllur dhe gjatë këtyre ditëve fluksi ka edhe shumë kërkesa të tjera për ta kaluar Vitin e Ri jashtë Shqipërisë: “Nga viti në vit, kërkesa për t’i kaluar festat e fundvitit është rritur” – thotë Lela duke theksuar se primare për klientët është:
1- Buxheti që kanë menduar të shpenzojnë. (Ky është hapi i parë i punës)
2- Vendi të cilin duan të vizitojnë.
3- Njohja me paketën turistike dhe ofertat e saj si e tillë.
Cilat janë vendet e preferuara?
Kjo listë ka emra të panumërt. Dëshirat janë nga më të ndryshmet, por i çuditshëm është fakti që Viti i Ri pritet nga shqiptarët si në vende me borë, ashtu edhe në vendet e nxehta. Destinacionet për Krishtlindje apo për Vitin e Ri janë kryesisht në rajon dhe për këtë, arsyeja kuptohet – çmimi dhe paketa ofertë. Ndër vendet me organizime të mira mbeten Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, edhe Serbia, që kanë një fluks të jashtëzakonshëm me shqiptarë.
Nga ana tjetër, rajoni mbetet edhe një vend i preferuar shumë edhe për familjarët. Edhe në kësi rastesh, paketat janë ato që ofrohen më së shumti. Budva, Dubrovniku apo edhe shumë qytete të Greqisë mbeten kryesisht të kërkuara nga familjarët.
Krishtlindje në borë, tendenca e re?
Kolashini, Mavrova dhe Brezovica janë tri destinacione që kanë filluar të përmenden dendur vitet e fundit nga shqiptarët për festa. Dëshira e madhe për të kaluar festa në bardhësi mbetet e madhe. Terrene që ofrojnë ski, por edhe terrene të përshtatshme për çdo moshë i bëjnë shqiptarët t’i mbajnë në krye të listës vendet me borë.
Tirana Travel tregon se Kolashini dhe Brezovica kanë mbetur tendencë duket edhe këtë vit, pasi kërkesat janë të shumta, kryesisht nga të rinjtë.

Ndërsa, ndër vendet e nxehta, Dubai është ‘new entry’. Paketat që ofrohen nga agjencitë janë tunduese, ndaj edhe Viti i Ri në Emiratet e Bashkuara Arabe është një mundësi e mirë për t’u arratisur për pushimet e fundvitit.

Tirana Travel i ka prenotuar një pjesë të mirë të biletave për datat e fundvitit.
Udhëtime me transport të organizuar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri (Tirana Travel)
Kolashin, 24 Dhjetor, 2 ditë, €55
– Mavrovë, 23 Dhjetor, 3 ditë 130€ hotel Bistra 4*
– Mavrovë, 23, 24 Dhjetor, 2 ditë, €39
– Resort Arxhena, Brod – Kosovë, 23 Dhjetor, 3 ditë, 110€
– Bitola, 24 Dhjetor, 2 ditë, 55€
– Boge (Rugovë) 24 Dhjetor, 2 ditë €60 Hotel 5*
– Brezovice & Prevallë, 24 Dhjetor, 2 dite, €45
– Bansko, 22 Dhjetor, 4 ditë, 130€
Meteora – Kalabaka – Janinë, 24 Dhjetor 2 Ditë, €55
– Budva-Ulqin-Kotor, 24 Dhjetor, 2 ditë 55€ (hotel me pishinë)
– Dubrovnik 23 Dhjetor, 3 ditë, €89
– Sarajevë – Mostar – Medjugorje 23 Dhjetor, 3 ditë, €99
– Beograd 23 Dhjetor, 3 ditë, €109 (me mëngjes + darkë)
– Selanik 23 Dhjetor, 3 ditë, €99, Hotel 4*
– Sofje 23 Dhjetor, 3 ditë, €99
– Vjenë – Budapest – Beograd, 23 Dhjetor, 5 ditë, €199
– Prage, 23 Dhjetor, 7 ditë, €239
– Paris, 23 Dhjetor, 7 ditë, €349
2. Viti i Ri në Stamboll, 30 Dhjetor, 4 ditë, € 299 Hotel 5*
3. Viti i Ri në Sarajevë dhe Bjelasnica, 30 Dhjetor 4 ditë 179€
4. Krishtlindjet në Paris dhe Disneyland, 23 Dhjetor, 4 dite, 429 euro
5. Viti i Ri Stamboll – Selanik – Sofje, 29 Dhjetor, 5 dite, 189€
