Viti i Ri erdhi, ja sesi t'i bëni të lumtur të dashurit tuaj

Një përkëdhelje magjike

Ende nuk keni menduar për dhuratat që do t’i bëni të dashurve tuaj edhe pse Viti i Ri është vetëm tri ditë larg?! Këtë fundvit dhurojini të afërmve tuaj diçka të ëmbël, diçka që të ketë kuptim, vlerë e shumë dashuri brenda… Nuk është e vështirë të gjesh një dhuratë që të ketë të gjithë këta komponentë e sërish të mbetet me kosto ekonomike, ne e kemi gjetur një zgjidhje e këtë po jua propozojmë edhe juve gjithashtu.

Bëhet fjalë për Crabtree&Evelyn, një brand anglez që i ka dhënë një aromë tjetër blerjeve në Tiranë. Bëhet fjalë për një vizion që transformon rutinën e përkujdesit të çdo dite në një eksperiencë të jashtëzakonshme kënaqësie.

Ju sigurisht që e njihni këtë emër por ajo që nuk keni parë ende është risia që Crabtree&Evelyn sjell këtë sezon festash! Që nga aromatikët në spray e qirinj e deri te ëmbëlsirat fantastike që nxisin shqisën e të shijuarit, Crabtree kthehet kështu në zgjedhjen ideale për dhuratat e Vitit të Ri.

Crabtree&Evelyn njihet për produktet e veçanta të përkujdesit ndaj lëkurës duke filluar me sapunin, shampon e trupit dhe të flokëve, skrabin, kremin e duarve, etj. Shportës së produkteve të përkujdesit nuk mund t’i mungojnë edhe fragrancat për meshkuj e femra të cilat vijnë me aroma të përzgjedhura me kujdes nga natyra… Në këtë vend do të mund t’i bëni dhuratën perfekte “atij” dhe “asaj” që doni më shumë!

Por, Crabtree&Evelyn sjell edhe një përkëdhelje tjetër, atë të ushqimit të mirë për të pasur një Vit të Ri të ëmbël e të gëzuar… Shporta e ushqimeve britanike Crabtree vjen e kombinuar me ëmbëlsira hand-made, tradicionale, angleze; karamele me gjalpë e kekë të ndryshëm të cilët kanë një shije intensive e të mrekullueshme.

Aromatikët gjithashtu kanë një vend të rëndësishëm në trajtimin e produkteve Crabtree&Evelyn. Nëse dëshironi të bëni dikë të lumtur duke i dhuruar aromën e vërtetë të festave, Crabtree është vendi që keni kërkuar… Me një larmishmëri produktesh që mbushin shtëpinë tuaj me aroma natyrale e të freskëta, Crabtree&Evelyn ju dhuron çaste të paharrueshme që do të shoqërojnë ditët tuaja me ndjenja të ngrohta e familjare.

Jepini vetes, miqve dhe të afërmve tuaj mundësinë e një përjetimi magjik të festave duke i dhuruar një paketë festive nga Crabtree&Evelyn! Për të parë nga afër produktet dhe atmosferën festive në Crabtree vizitoni dyqanin në rrugën “4 Shkurt” ose klikoni këtu.