

Çfarë make-up do të bëni këtë fundvit?
Këshilla nga Anta
Nga Anta Haxhiraj
Përshëndetje Class Girls,
Nata e ndërrimit të viteve është shumë afër dhe jam e bindur që veshjen e asaj mbrëmjeje e keni vendosur sepse sigurisht që nuk mund t'ia lini rastësisë, apo jo? Po për make up e asaj nate keni menduar? Pikërisht për këtë jam këtu sot, për t'ju propozuar 3 look të ndryshëm që mund t'i përdorni përgjatë mbrëmjes më të rëndësishme të vitit.
1- Look klasik i festave. Nuk ka festa fundviti pa ngjyrën champagne gold. Dhe toni i syve champagne i PuroBIOcosmetics është super i pigmentuar dhe rezistent që do të qëndrojë gjatë gjithë natës. Shkëlqimi dhe xixat nuk janë kurrë të tepërta ndaj mos u kurseni. Për ta rikrijuar këtë look ju nevojitet vetëm një ton sysh, një penel i lëngshëm i zi dhe një buzëkuq i kuq!
2- E keni menduar ndonjëherë se edhe ngjyra gri është po aq festive sa edhe goldi? Ky është dhe trendi i sezonit në fakt, ndaj nuk mund të mos ua propozoja si një alternativë që mund ta përdorni në festën e asaj nate. Ngjyra gri tek sytë, pranon një buzëkuq të errët, të cilin e preferoj mat si në foto.
3- Do të guxonit me ngjyrën e kuqe? Unë do të thoja se është ngjyra që u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Ky look është shumë i thjeshtë për t'u realizuar vetëm me dy tone sysh, një laps buzësh kaf dhe një shkëlqyes buzësh.
Të gjitha produktet e përdorura në foto janë të PuroBIOcosmetics dhe mund t'i gjeni tek Cocoshop pranë Librit Universitar.
Ju uroj një vit sa më të mbarë e të mbushur me lumturi. Bashkë do të lexohemi vitin që vjen!
Deri atëherë, përqafime!
Anta