Sot ato janë një aksesor shumë i domosdoshëm për veshjen e femrave dhe meshkujve. Edhe pse, kohë më parë, ato u krijuan për të korrigjuar problemet me shikimin, sot janë një “veshje” që kombinohet dhe i shtohet stilit të përditshmërisë apo edhe atyre të eventeve të veçanta. Syzet janë një element i domosdoshëm për ata persona që kanë probleme me shikimin, por kjo nuk ka penguar një industri të tërë të zhvillohet dhe lulëzojë me format, ngjyrat dhe elementet e ndryshme më të cilat ato i krijojnë. Për mos përmendur syzet e diellit të cilat mbajnë edhe peshën kryesore kur bëhët fjalë për plotësimin e një imazhi të kuruar deri në detaj.

 

E kur flasim për gjithë këtë industri fashoniste sigurisht që ndërmend na vjen e para optikë e hapur në Shqipëri që në vitin 1994. Po flasim për Italoptik, eksperienca e të cilës mban kurorën e cilësisë, stilit dhe standarteve në vend. Në fakt është një optikë e mirëfilltë e cila mbulon të gjithë ciklin e kontrollit dhe korrigjimit optik. Mjekët më me emër të kësaj fushe mund t’i gjeni gjatë gjithë orarit që këto klinika qëndrojnë hapur për pacientët dhe klientët duke ofruar sigurinë e cila bazohet në një praktikë të pakrahasueshme e cila është marrë falë trajnimeve të ndryshme, ku stafi ka qenë pjesëmarrës, brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesëmarrjet e shpeshta në panairet më të rëndësishme ndërkombëtare. Nëse do të përqëndroheshim në sistemin teknologjik që Italoptik disponon, atëherë do të flisnim për makineritë më të fundit të fushës si dhe produktet më cilësore të importuara nga fabrikat më të rëndësishme në Itali dhe Europë.

Themeluar më 5 janar të vitit 1994, Italoptik është krijuar për t’iu përgjigjur një publiku që ka nevojë të ketë të gjitha produktet optike në një vend të vetëm. Kjo kompani i përmbush këto nevoja dhe në të njëjtën kohë është rritur duke u bërë një ndërrmarrje shumë e suksesshme. Ky 24 vjetor i suksesit dhe mbajtjes së të njëjtit përkushtim dhe cilësi, si në vitin e parë kur është krijuar, i dedikohet të gjithë punonjësve dhe stafit të palodhur dhe shumë profesional të Ital Optik. Janë pikërisht ata të cilët na ofrojnë një eksperiencë fantastike dhe për t’u mbajtur mend sa herë që vizitojmë një nga tre pikat që kjo klinikë ka në vend, dy në Tiranë dhe një në rajonin e Fierit.

24 vite histori përkthehen në një emër shumë të sigurt dhe të mirënjohur për atë çka ofron. Dhe kjo vërtetohet nga shumë e shumë emra të mirënjohur të aritit, skenës dhe botës shkencore në vend të cilët i besojnë në çdo moment produkteve dhe shërbimeve që Italoptik ofron. Këtë që po themi ne, ju mund ta vërtetoni sa hap e mbyll sytë, duke i hedhur një sy faqes së Italoptik në Instagram dhe Facebook për të kuptuar nivelin e besimit dhe personazhet të cilët zgjedhin Italoptik si destinacionin e parë dhe të vetëm në fushën e optikës qoftë si klinikë apo një showroom fashonist i shumë markave ndërkombëtare të syzeve.

Çdo dyqan ka një shumëllojshmëri të gjerë të syzeve të diellit dhe optike, duke filluar nga klasiket deri tek modelet më të reja nga stilistet me të njohur në mbarë botën, llojet e ndryshme të lenteve optike dhe aksesorëve të syzeve. E meqë jemi në markat e mirënjohura, Ital Optik ka ekskluzivitetin e Markave si Dita, Victoria Beckham, Dejavum Lespecs, Karen Walker, Ana Hickmann, T Charge, Enrico Coveri, Bulget dhe Leonardo D 2000.

E nëse do të vazhdonim të flisnim për një histori suksesi, si ajo e Ital Optik e cila mbush plot 24 vite, nuk do të na mjaftonte as një natë e gjatë dimri, por një gjë është e sigurt, histori të tilla suksesi na bëjnë krenar që në një vend të vogël si ky i yni, ka edhe biznese të fuqishme të cilat, jo vetëm vazhdojnë të sigurta drejt të ardhmes, por edhe formojnë dhe i japin formë rrugës së shembullit e cila duhet ndjekur.