

Gjithçka me ulje në dyqanin më të preferuar në Tiranë
Ulje bombastike…
Nga Livia Myftari
Më në fund mbërriti ajo periudhë e vitit në të cilën gjëja më atraktive, është sezoni i uljeve në artikujt apo dyqanet që kemi kohë që ua kemi vënë syrin… E nëse jeni një “person uljesh” ky është muaji juaj me fat, pasi krahas të gjithë dyqaneve që kanë bërë ulje, është edhe një ndër dyqanet tuaja më të dashura, “Obsession” butik në rrugën Myslym Shyri!
Tashmë kemi një arsye më shumë për të festuar pasi mund të blejmë të gjitha veshjet që na kane mbetur peng nga viti që lamë pas… Fjala “ulje” është kaq e ëmbël dhe e dashur për të gjithë ne po aq sa edhe proçesi i blerjes është! Editoriali ynë ka zgjedhur disa nga veshjet më interesante që Butik “Obsession” porpozon si “must have” nga sezoni i kaluar.

E zeza nuk del kurrë nga moda e nëse asaj i shtojmë elementët më “in” të sezonit, përpara syve tanë do të kemi fustanin ideal! Obsession ofron ulje për të gjitha veshjet e sezonit duke ju bërë dhuratën më të bukur këtë fillim viti…

Mbrëmjet tuaja do të jenë më interesante nëse ato do t’i shoqëroni me një veshje të re, të sapo blerë por sigurisht fantastike! Peliçet janë veshja më “in” këtë sezon e nëse atë e shoqërojmë më një jumpsuit të zi, thjesht kemi bërë kombinimin ideal! Të gjitha mund t’i bëni tuajat me një çmim të përgjysmuar në Obsession!

“Velvet” si veshja më trend e këtij viti! Sigurisht që të gjitha e kemi dëshiruar një fustan të tillë por çmimi na ka bërë të pyesim veten, ta blej apo mos ta blej?! Sot, me lajmin e mirë se Obsession ka bërë ulje, ne mund ti themi vetes “po” dhe ky fustan do jetë në dollapin tonë!

Pranvera po vjen ndaj nëse bëjmë një blerje “ të zgjuar” në muajin janar, do falenderojmë veten kur dielli të buzëqeshe! Fustanin e gjeni në Obsession me çmim të përgjysmuar.

Peliçe për ta mbajtur të ftohtin larg! E dini sa lirë mund ta gjeni në Obsession? Në ngjyrat ideale për stinën e dimrit, Obsession ju jep shansin për të pasur peliçen e ëndrrave me një çmim super interesant!
Gjëja më interesante nga i gjithë ky lajm është pikërisht fakti që uljet janë njësoj edhe për veshjet e meshkujve! Ju mund ta sillni partnerin tuaj për të zgjedhur pantallonat apo këmishën që aq shumë e ka kërkuar me një çmim që as nuk e kishte imagjinuar…
Tashmë, të dy do të dukeni bukur e me stil, falë uljeve në butik Obsession pranë rrugës Myslym Shyri! Merr vëllain ose partnerin dhe shijo një terapi intensive shopping-u!