Kaçurrelset të mblidhen këtu! 7 sekrete që do ua bëjnë jetën më të lehtë!

Super kaçurrelat


Nga Anta Haxhiraj

Përshendetje Class girls,

Siç e lexuat nga titulli, këtë javë shkrimi im i kushtohet pikërisht atyre: Flokëve kaçurrela. Nuk e kuptoja asnjëhere sfidën që kalonin vajzat me flokë kaçurrela, pavarësisht se bisedoja shpesh me to në Cocoshop, derisa njoha njërën prej tyre (vajzën që do të shikoni në fotografitë më poshtë). Prej saj mësova disa sekrete magjike që më besoni do t'ju hyjnë shumë në punë. Do ju tregoj si mund t'i bëni kaçurrelat tuaja të duken nga kështu ... kështu!

 

Mos i lani flokët tuaj shumë shpesh!
Shampo-ja më e mirë për flokët kaçurrela është ajo PA SLS, PA SLES, PA SILIKONE, PA PARABENE! Këto janë emërtime që tashmë shumica prej jush i njohin. Por shampot biologjike janë gjithnjë alternativa më e mire, sepse e ndihmojnë flokun të gjejë formen e vet natyrale dhe e ushqejnë në thellësi. Sodium Lauryl Sulfate (SLS) janë kripëra që shërbejnë edhe si detergjentë, por janë shumë agresive me flokun dhe skalpin. Duke qenë shumë i ashpër e le flokun e thatë dhe të elektrizuar.

Një alternativë shampoje biologjike që i meriton 5 yje nga kaçurrelset në Cocoshop është Shampo Volumizuese e Biofficina Toscana.

Balsam! Balsam! Balsam!
Ups, harrova të përmend fjalën Balsam! Zbutësi i flokëve duhet të jetë i pandashem në rutinën e një kaçurrelseje. Sa më kaçurrel të jetë floku, aq më të vështirë e ka yndyra që prodhon vetë floku të arrijë të ushqejë gjithë gjatësinë, duke bërë që gjysma e flokëve të duket e thatë dhe plot elektrizim. Filloni të përdorni Maskën Balsamike të flokëve nga Biofficina Toscana në dush që nga rrënja, përpara shampos. I ushqen floket kaçurrela që nga rrënja dhe i rikthen gjallerinë e formën flokut tuaj. Është produkti TOP që në Cocoshop e keshillojmë të parin për kaçurrela perfekte. Megjithatë Maskën mund ta përdorni edhe si Balsam të zakonshëm pas shampos në gjatësi të flokut. Kujdesuni që të gjeni Balsamin që pershtatet me tipin tuaj të flokeve, pa e renduar atë dhe pa i ulur volumin.

 

Stilojeni flokun sapo keni dalë nga dushi!
Nuk ka ardhur akoma koha për të përdorur një peshqir! Më besoni, këtu qëndron çelësi i suksesit. Flokët krihini me gishtat tuaj dhe më pas aplikoni një krem ose xhel stilues. Kremi i flokëve kaçurrela i Biofficina Toscana perveçse do t'ju ndihmojë që kaçurrelat tuaja të kenë formë më të bukur e të disiplinuar, jua lë ato te buta.

 

Përdorni sa më pak produkte që permbajnë alkol.
Alkoli thith nga floku hidratimin që i duhet dhe e ben atë të ngrijë. Ndaj, përpiquni të përdorni sa më pak llak apo shkumë flokesh. Do t’ju sugjeroja më mirë një xhel për flokët kaçurrela nëse doni më tepër definim.

 

Tani është momenti i peshqirit.
Pasi t’i keni stiluar flokët, bëni pikërisht veprimin në foto për të hequr ujin e tepërt nga flokët tuaj dhe lejeni atë të qetë. Nëse e fërkoni së tepërmi flokun apo e prekni shumë me duar, thjesht do e elektrizoni më shumë.

 

Mos e harroni difuzorin!
Difuzori ndihmon që kaçurrelat të thahen në mënyre uniforme dhe të kenë më shumë volum. Gjthmonë filloni nga rrënja dhe majat e flokëve lejini gjysmë të thata. Kaçurreli rri më i bukur nëse thahen natyralisht majat.

 

Përdorni pak balsam pa shpëlarje!
Nga bisedat e ndryshme në Cocoshop, vajzat më kanë treguar se hedhin pak balsam pa shpëlarje në dorë dhe diten e dyte pasi i kanë larë flokët "riaktivizojnë" kaçurrelat e tyre. Floku duket si i sapo larë :)

Rezultati final është ky dhe më besoni duken shumë më bukur live.

Të gjitha produktet Biofficina mund t'i gjeni te COCOSHOP pranë Librit Universitar, ose tek www.cocomed.al