Një koncert i veçantë do të mbahet në Tiranë me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
"Vienna salutes Tirana", do të ngjisë në skenën e Pallatit të Kongreseve disa nga artistët më të mirë shqiptarë si Inva Mula, Genc Tukiçi, Vikena Kamenica dhe Gerd e Enada Vaso dhe të ftuar nga Vjena, por i ftuari më i rëndësishëm i koncertit është tenori me famë botërore, Ramón Vargas.
Këngëtari meksikan është një nga tenorët më të njohur të shekulli të 21-të që kur nisi karrierën mbi 25 vjet më parë.
Koncerti do të mbahet më 15 shkurt.
Nëntorin e kaluar, Inva Mula dhe Genc Tukiçi, bashkë me balerinin Eno Peçi dhe baritonin Gëzim Myshketa morën pjesë në një koncert të ngjashëm "Vienna salutes to Tirana" në sallën Mozart të kryeqytetit austriak.
Koncerti në Tiranë hap vitin artistik Austria-Albania.