Është një pyetje për të cilën ka pasur gjithmonë debate. Gjatë shtatzënisë, nënave u këshillohet vazhdimisht për gjërat që duhet dhe nuk duhet të hanë. Edhe pyetja për tonin e peshkut është gjithashtu ndër më të dëgjuarat: është e sigurt që një nënë shtatzënë të hajë peshk ton gjatë muajve të pritjes së ëmbël?

Edhe pse ka pasur mendime konfuze për këtë, tani ka një përgjigje konkrete nga specialistët. Nga raportet e konsumatorëve, më herët, thuhej se gratë shtatzëna duhet ta shmangnin tonin e peshkut në të gjitha rrethanat, ndërsa Komiteti për Udhëzimet Ushqimore nuk këshillon që gratë shtatzëna ta shmangin plotësisht peshkun ton nga dieta e tyre. Atëherë, cila është përgjigjja e duhur?

Mia Finkelston, mjeke familjeje, thotë për këtë pyetje: "Si me të gjitha ushqimet, konsumi në mënyrë të moderuar është zakonisht zgjidhja më e sigurt. Edhe me peshkun ton kështu duhet të funksionojë”,- shpjegoi Dr. Finkelston: "Gratë shtatzëna nuk duhet të hanë ton çdo ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të mërkurit, që mund të dëmtojë beben. Po kjo këshillë vlen për të gjithë njerëzit. Tonin nuk duhet të konsumojmë çdo ditë".

Pra, kjo do të thotë se nënat shtatzëna duhet të hanë ton peshku gjatë shtatzënisë? Dr. Finkelston thotë se shqetësimi më i madh për të ngrënë peshk gjatë shtatzënisë është sasia e lartë e mërkurit dhe toksinave të tjera që mund të përmbajë, siç janë bifenilet e poliklorinuara (PCB) dhe dioksinat, që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin (në sasi të mëdha). Të gjitha nënat shtatzënë, ato që i ushqejnë fëmijët me gji apo edhe ato që po planifikojnë të mbesin shtatzënë duhet të bëjnë kujdes".

Kështu, në përfundim, mund të hani peshk ton, por kini kujdes të mos e konsumoni më shumë sesa ju ka rekomanduar mjeku, sepse mund të rrezikoni nga helmimi i merkurit. FDA udhëzon jo më shumë se 170 – 340 gramë në javë, prandaj duhet të bëni kujdes.