
Tashmë jemi mësuar me vajzat modele të modeleve të njohura. Xhesika Berberi nuk ka ende një vajzë, por bukurinë e saj dhe ato sytë e mrekullueshëm i ka e mbesa.
Modelja që jeton në New York ka realizuar një foto me modelen më të vogël të familjes, e cila premton shumë...
Evelin Rrushi, emri i vajzës së vogël, është modele për revistën Living, siç shkruhet në llogarinë e saj të Instagramit.
Ajo është vajza e motrës së Xhesikës, Evisit, një vajzë gjithashtu shumë e bukur...Duket se në këtë familje lind modele.
