
Jennifer Lawrence luan rolin e një gruaje që trajnohet për të joshur e është një spiune në filmin e saj më të ri që del në kinema më 2 mars.
Me regji të Francis Lawrence, vjen Red Sparrow, një film i zhanrit mister/thriller.
Jennifer është një balerinë që shikon diçka që nuk duhet ta shihte e aty i jepen dy zgjedhje: të vdesë ose të bëhet vrasëse. Ajo zgjedh të bëhet një ‘sparrow’ – një grua e cila trajnohet në një ndërtesë me bazë në Moskë e aty mëson të joshë e të manipulojë.

Balerina Dominika Egorova (personazhi i Lawrence) do të përdorë trupin e saj si një armë për të mbrojtur të ëmën me çdo kusht.
Red Sparrow është bazuar në librin bestseller, me të njëjtin titull, të Jason Matthews.
