Nëse jeni në dilemë, ju tregojmë radhën e aplikimit të produkteve kozmetike

Cocomed


Nga Anta Haxhiraj

Hey Class Girls, jam unë Anta. Jam e bindur tani se shumica prej jush e dinë se sa rëndësi i kushtoj unë kujdesit të lëkurës. Por ndërkohë që është shumë e rëndësishme cfarë produktesh të përdorim, po aq rëndësi ka radha e aplikimit të tyre. E di që shpesh bëheni shumë konfuze se kë duhet të përdorni të parin: serumin apo tonikun? Kremin e fytyrës apo serumin? Krem sysh apo krem fytyre? Për t’ua bërë jetën më të lehtë do t’ua tregoj sot radhën e saktë!

Pastroni fytyrën
Personalisht preferoj te bëj një pastrim të dyfishtë në mbrëmje. Në fillim heq make up me një produkt specific dhe pastaj laj fytyrën me larës shkumë të Biofficina Toscana. Larësi me lule Mëllage është shumë delikat dhe përshtatet me cdo tip lëkure.

 

Locioni tonik
Në kulturën koreane, ky është një nga hapat më të rëndësishëm. Përgjithësisht larësat që nuk jane biologjik, janë shumë agresiv me lëkurën dhe toniku ndihmon për të balacuar ph. Locioni qetësues i Biofficina Toscana nuk është një tonik i thjeshtë. Ka veti hidratuese dhe qetësuese për lëkurën, është i pasur në acid hialuronik dhe ndihmon që cdo produkt të përthithet më mirë nga lëkura.

 

Serumi
Rreth serumit si produkt kozmetik qarkullon një mit: “ Serumi duhet përdorur pas 35 vjec.” Nuk e di kush e ka shpikur këtë, por është e gabuar. Serumet janë kaq të koncentruar në përbërës aktiv, kaq të ndryshëm nga njëri tjetri sa ka një për cdo tip lëkure. Lëkura ime është e thatë, afër të 25-tave ndaj Serumi Antioksidues nje koncentrat antioksidantësh, vitaminash dhe acidi hialuronik më ndihmojnë që lëkura të qëndrojë e butë dhe plot jetë.

 

Kremi i syve
Pasi kemi aplikuar serumin, tjetri në rradhë është kremi syve. Po, po ai produkti i vogël në cantën tuaj. Mjafton shumë pak sasi, sa në fotografi dhe aplikojeni me mollezat e gishtave pa ushtruar shumë presion. Këshillohet ta keni në rutinën tuaj pas të 25-tave.

 

Kremi Hidratues
Hidratojeni lëkurën tuaj! Pas larjes është procesi që nuk duhet ta anashkaloni. Një krem i mirë hidratues mund t’ju ndryshojë totalisht pamjen. Lëkura juaj do të jetë më elastike, më e shëndetshme, më me shkëlqim. Unë përdor Kremin Antioksidues të Biofficina Toscana që është i përshtatshëm për lëkurë nga normale në të thatë. Mos u tregoni të kursyera me kremin hidratues, mos harroni ta aplikoni edhe në zonën e qafës dhe dekoltesë.

Jeni pak më të qarta tani? Kaq e lehtë! Të gjitha produktet mund t’i gjeni tek Cocoshop pranë Librit Universitar, sëbashku me shumë këshilla J

Lexohemi javën që vjen,

Anta