Që ajo është një nga femrat më cool të showbiz-it shqiptar, kjo nuk ka pikë dyshimi! Ndër të tjera ajo njihet edhe për stilin e veçantë të veshjes dhe look-ut në veçanti. Me sa duket, për moderatoren e njohur Luana Vjollca sot është një ndër ato ditët tipike motivuese, ku për t’u frymëzuar mjafton edhe vetëm një shprehje!

Një të tillë, ajo e ka shfaqur përmes fotos së fundit në instagram. Luana ka zgjedhur për ditën e sotme, një T-shirt vërtet cool. Ajo shfaqet në formë fizike perfekte, ndërsa në bluzën e bardhë dallohet qartë shprehja: “Most wanted” ose e thënë shqip, “Më e kërkuara”!

Nuk e dimë nëse e ka personale këtë shprehje prezantuesja simpatike, por një gjë është e sigurt, ajo është vërtet një imazh i kuruar dhe ndër figurat më të suksesshme në ekranet shqiptare.