Para se të fillojë The Voice, Ledion Liço e merr kështu konfirmimin nga Sara Hoxha
E dini se çfarë bën Ledioni pak para se të fillojë The Voice?

Edhe pse ka dhjetëra vite që drejton formate të njohura në Top Channel dhe në primetime, sa herë është live para publikut, Ledioni ka emocione. Eksperienca e gjatë në ekran, çdo vit e më tepër i ka rritur përgjegjësinë, por nuk ia ka larguar asnjëherë emocionin… Këtë e ka treguar edhe gjatë netëve live të The Voice Kids gjatë këtij viti.

Që kur është bërë baba, ndjeshmëria për fëmijët i është bërë edhe më e madhe. Ndoshta kjo është arsyeja pse moderatorit të njohur të ekranit i është shtuar emocioni në spektaklet që drejton. Ndaj ka nevojë gjithmonë, si të gjithë, për mbështetje.

Kush më shumë se Sara mund t’ia japë nga ana tjetër e ekranit? Për çdo të premte, që kur kanë nisur netët live në ekranin e Top Channel, Ledioni merr një konfirmim nga Sara. Kështu tha, të paktën…

Në një speciale për prapaskenat e The Voice Kids, në Pop Culture, Ledioni “u kap mat” duke bërë një selfie nga pasqyra për t’ia dërguar Sarës: “Ja ku është edhe Ledioni duke bërë selfie…” – tha Kelvi duke iu drejtuar Ledionit: “Po ia dërgoj Sarës për konfirmim…” – tha ai me të qeshur duke ngacmuar pyetjen e radhës për Kelvin: “Ndodh gjithmonë që të marrësh konfirmimin e Sarës?” “Përgjithësisht jo, por ndodh që Sara më thotë “Nuk je keq sonte…” – tha Ledioni me humorin që e karakterizon.

Sonte është gjysmëfinalja e The Voice Kids dhe, me siguri, edhe këtë mbrëmje, Ledioni, përveç urimit, do të marrë edhe një konfirmim nga partnerja për dukjen.



