Ky është lajmi më i bukur që fansat e vegjël të këtij fenomeni botëror në kinematografinë Hollywood-iane. Tanimë ata mund të shikojnë dhe shijojnë seritë e reja të filmit në formatin për fëmijë dhe dedikuar vetëm atyre.
‘DreamWorks Animation Television’ i ka dhënë ekskluzivisht Netflix një përshtatje për krijimin e një seriali të përshtatur për fëmijët, me fabul nga “Fast and Furious”.
Në serial, adoleshenti Tony Toretto ndjek hapat e kushëririt të tij Dom. Ashtu si ky i fundit, ai edhe shokët e tij rekrutohen nga një agjenci qeveritare për të deportuar në një kastë, që është froni i një organizate kriminale që kërkon të dominojë botën. Vin Diesel, Neal Moritz dhe Chris Morgan, të cilët janë edhe producentë “live-aciton” do të jenë producentë ekzekutivë në serialin e animuar.
Filmi origjinal në 8 prodhimet e tij ka marrë të ardhura rreth 5 miliardë dollarë ndër vite. Ndërsa prodhimi i radhës pritet të shfaqet në korrik 2019. Filmat spin-off të “Fast and Furious” do të realizohen në prill 2020 dhe 2021.